GJKKO kalon për gjykim dosjen në ngarkim të Erion Veliajt
Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen në ngarkim të Erion Veliaj. Gjyqtarja Etleva Deda shpalli vendimin mesditën e së hënës.
Kryebashkiaki i Tiranës nuk ishte i pranishëm në Gjykatë ndryshe nga herët e tjera, duke pasur parasysh që ai kërkoi përjashtimin e gjyqtares Etleva Dedaj nga kjo çështje duke pretenduar se po i hiqte motivacionin për t’u mbrojtur.
Gazetari Eni Ferhati raportoi se gjyqtarja Etleva Dedaj përpara se të shpallte vendimin, ka lexuar për palët edhe vendimin e një gjyqtari tjetër të GJKKO, Gjyqtari Bib Ndrecaj i cili me short ka shqyrtuar gjatë këtyre ditëve kërkesën e Erion Veliaj për përjashtimin e gjyqtares nga kjo çështje duke e rrezuar kërkesën e kryebashkiakut si të pambështetur në ligj.
Tashmë do të duhet të hidhet shorti për të parë se kush do të jetë treshja gjykuese për dosjen “Veliaj”, i cili është i marrë i pandehur për pesë akuza.
Në seancë kanë qenë të pranishëm dy prokurorët e posaçëm të kësaj çështje Altin Dumani dhe Ols Dado, ndërkohë Veliaj është përfaqësuar nga avokatja e caktuar nga Valentina Dodoresku
Veliaj u arrestua një vit më parë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për disa akuza, mes të cilave shpërdorim detyre dhe korrupsion.
Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit dhe ulen para Parlamentit
Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë
Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit