“Muaji shkurt i ngrohtë por me rebeshe”, meteorologia tregon se kur do përmirësohet moti

10 Shkurt 2026 | 10:39

E ftuar në Euronews Albania, meteorologia Ladja Porja ka dhënë detaje mbi reshjet e shiut që kanë përfshirë Shqipërinë që me nisjen e muajit shkurt. Porja thekson se reshjet e shiu do vazhdojnë gjatë gjithë muajit, ndërsa në javën e fundit të shkurtit pritet përmirësim i motit.

Meteorologia shton se shkurti do karakterizohet i ngrohtë me tempratura relativisht të larta por shoqëruar me rebeshe.

“Do mbetemi në kushte të paqëndrueshme atmosferike. Sot ka patur përmirësim të përkohshëm të motit. Reshjet e sotme nuk do jenë në sasi të mëdha, nesër pasdite pra të mërkurën, do ketë reshje më të dendura.

Edhe dita e enjte dhe e premte gjatë paradites do jetë me reshje dhe vranësira, ndërsa pasditeve do ketë rebeshe shiu. Fundjava parashikohet të jetë e paqëndrueshme gjithashtu.

Të gjitha ditët do jenë me reshje shiu, ku më të rrezikuarat do jenë dita e mërkurë dhe e dielë.

Kryesisht Shkodra, Lezha, dhe Durrësi do jenë ato qytete me intensitete të larta të shiut, pastaj dhe i gjithë jugu Vlora, Saranda, Gjirokastra, Permeti, Tepelena mbeten të ekspozuara nga rebeshet.

Nesër do të kemi stuhi të forta ere kryesisht në bregdet, duke sjellë problem në trafikun detar.

Sa i përket temperaturave, relativisht janë të larta, minimalet janë 4 gradë dhe maksimalet janë 18-19 gradë Celsius.

Deri në datën 20 shkurt parashikohet që reshjet ti kemi prezente. Përmirësim presim në javën e fundit të shkurtit, që do jenë pa reshje”, tha Porja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026

Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të enjte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti...
18:48 | 04/06/2026

Koçiu për projektin në Zvërnec: Investim që do të rrisë ekonominë dhe do të përmirësojë standardet e turizmit

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Koçiu ka marrë shembull Turqinë si një vend me cilësi...
18:43 | 04/06/2026