Roland Lami: Shkarkimi i Metës nga Gjykata Kushtetuese do t’i njolloste biografinë politike
Votimi i Kuvendit për të shkarkuar presidentin Ilir Meta nga detyra ishte kryetemë e zhvillimeve politike në Shqipëri.
Politolugu Roland Lami thotë se vendimi i sotëm është thjesht një vendim politik për vetë faktin se vulën finale do ta japë Gjykata Kushtetuese.
Ai tha për Euronews Albania se nëse çështja analizohet nga pikëpamja e opinioneve, shumica e qytetarëve mendojnë se sjellja e z. Meta në dy vitet e fundit, nuk ka qenë në kuotat presidenciale.
“Parë nga pikëpamja e opinioneve, të gjithë biem dakord se nuk kanë qenë sjelljet e një presidenti. E parë nga pikëpamja ligjore, unë këtu shoh një situatë të vështirë për të gjykuar që e gjitha kjo ka të bëjë me një shkelje kushtetuese”, tha ai.
Për politologun Lami, nëse Gjykata Kushtetuese aprovon vendimin e Kuvendit për të shkarkuar presidentin, ky akt shton ai do të ishte padyshim një njollë për biografinë politike të z. Meta.
“Nuk më duket se vendimi për aprovimin të propozimit të nga Kuvendi për ta shkarkuar z. Meta do të kalojë lehtë për të pasi është një moment njolle për biografinë politike të z. Meta, por në krahun tjetër, unë gjykoj se nuk do të ndalet këtu nga ajo që përflitet dhe mendohet për presidentin Meta në vijimësi, por mbetet për t’u parë se si do të zhvillohen ngjarjet në vijimësi”, tha ai.
Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti