Kombëtarja mëson të enjten kundërshtarët në edicionin e ri të UEFA Nations League
Dy ditë na ndajnë nga momenti kur Kombëtarja shqiptare do të mësojë kundërshtarët e saj në edicionin e ri të UEFA Nations League. Shorti zyrtar do të zhvillohet të enjten, më 12 shkurt, në Bruksel, në orën 18:00. Ndërkohë, po në të njëjtën ditë, në Bruksel, nga ora 10:00, do të mbahet Kongresi i 50-të i UEFA-s.
Kombëtarja shqiptare është pozicionuar në Vazon 1 të Ligës C, së bashku me Islandën, Malin e Zi dhe Kazakistanin. Shorti do të përcaktojë rrugëtimin e Shqipërisë dhe do të tregojë me cilat ekipe do të përballet në këtë edicion.
Rrugëtimi i Shqipërisë në UEFA Nations League pritet të nisë në shtator 2026. Ndeshja e parë e fazës së grupeve do të luhet në periudhën 24-26 shtator, ndërsa takimi i dytë është i programuar për datat 27-29 shtator.
Ndeshja e tretë e grupit do të zhvillohet nga 30 shtatori deri më 3 tetor, ndërsa e katërta në periudhën 4-6 tetor. Takimi i pestë i grupit do të luhet nga 12-14 nëntor, ndërsa përballja e fundit është planifikuar për datat 15-17 nëntor.

Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
“Ti themi jo bullizmit”, nxënësit e Libohovës ngjiten në skenë me një mesazh të fortë sensibilizues
Temperaturat deri në 35°C mbushin plazhet e Vlorës, mijëra pushues në bregdet
- 19:15 Dita e 29-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 18:54 Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
- 18:48 50 piktorë bëhen bashkë në festivalin ndërkombëtarë të akuarielit “Lin Aqua” 2
- 18:34 Temperaturat e larta, ISHP apelon për kujdes nga helmimet ushqimore
- 18:20 Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
- 18:09 Serbët do të vazhdojnë protestat edhe pasi presidenti Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen