Protesta Kombëtare e opozitës, gazetari: Ja figurat që do mbajnë fjalime

10 Shkurt 2026 | 17:03

Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha, pak para nisjes së protestës kombëtare të PD-së, tha se në protestën e tretë kombëtare janë gjashtë anëtarë të cilët do të flasin, përveç Sali Berishës, i cili do ta ketë fjalën e tij në fund.

Sipas gazetarit, krahasuar me dy protestat e para, planet dhe organizimi pritet të jenë të njëjta, duke theksuar se nuk priten të mungojnë tensionet dhe përplasjet fizike me gardën e policisë. Gjithashtu, sipas tij, ajo që pritet të shihet është nëse do të ketë organizime të tilla edhe në diasporë, aty ku PD ka strukturat dhe mbështetësit e saj.

“Protesta kombëtare, e cila pason atë të 24 janarit dhe atë më herët të 22 dhjetorit, ndryshe nga herët e tjera, ka gjashtë folës përveç Berishës, i cili do të flas në fund. Struktura diskrete e PD-së nuk ka dhënë shumë detaje. Ka pasur disa aludime për një stacionim të protestuesve me çadra në bulevard apo forma të tjera, ka pasur edhe aludime të tjera për një protestë e cila mund të përshkallëzojë deri diku më agresive se protesta e mëparshme.

Zyrtarisht, nga Berisha dhe nga strukturat e tjera është deklaruar se do të jetë masive dhe paqësore, ku në çdo dalje Berisha ka ngulmuar ta konsiderojë paqësore. Ka disa protestues të cilët kanë vendosur të vishen në forma të ndryshme kundër rrëzimit të qeverisë. Është i njëjti skenar për sa i përket nisjes së protestës, por se si perceptohet dhe si vazhdon protesta mbetet për t’u parë, që nga momenti që nisin fjalimet deri në mbyllje të saj.

Janë kryesisht qytetarë të cilët mblidhen në selinë e PD-së, ndër më besnikët që nuk mungojnë në asnjë protestë. Ka nga ata që janë të maskuar, ka nga ata që mbajnë pankarta në duar dhe ata që mbajnë vuvuzela, dhe sigurisht ka edhe nga ata që e shprehin revoltën duke hedhur flakadanë apo mjete të tjera të forta.

Sali Berisha ka bërë thirrje edhe më parë që demokratët të protestojnë në të gjitha zonat ku ata jetojnë, përballë selive diplomatike. Të njëjtën thirrje ka bërë edhe sot, por mbetet për t’u parë se si do të konkretizohet dhe sesi do të organizohet nga strukturat e PD-së që janë në diasporë, nëse do të ketë protesta të njëkohshme në të gjitha selitë demokratike apo do të jenë protesta sporadike në ato zona dhe vende ku PD ka mbështetje dhe anëtarë”, u shpreh gazetari.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish pë 4 mln euro që qeveria dha për koncertin e Kaney West: E bëmë që mos të turpërojmë Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë lidhur me debatet për financimin e koncertit të Kanye West, duke argumentuar se ndërhyrja financiare ishte e...
09:17 | 08/07/2026

Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti dhe gazetari Egon Loli komentoi Samitim e NATO-s në Turqi ku tha se deklaratat e presidentit...
22:32 | 07/07/2026

Zhulali: Europa mbetet e varur nga SHBA për sigurinë, duhet të marrë më shumë përgjegjësi

E ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, duke komentuar samitin e NATO-s në Turqi, anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Ilda Zhulali, u shpreh...
21:54 | 07/07/2026