Rama reagon sërish pë 4 mln euro që qeveria dha për koncertin e Kaney West: E bëmë që mos të turpërojmë Shqipërinë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë lidhur me debatet për financimin e koncertit të Kanye West, duke argumentuar se ndërhyrja financiare ishte e domosdoshme për të mos dëmtuar imazhin e Shqipërisë dhe për të garantuar zhvillimin e një eventi me ndikim të madh ekonomik e turistik.
Në një reagim në rrjetet sociale, Rama deklaroi se u vunë në dispozicion 4 milionë euro “në minutën e fundit”, për të shmangur dështimin e koncertit.
“4 MILIONË EURO në minutën e fundit, për të mos turpëruar Shqipërinë, në sytë e afro 25 mijë të huajve nga 80 shtete që gjermësot kanë blerë me kohë biletat për Kanye West; për të mos humbur një mundësi fantastike promovimi të Shqipërisë Turistike, për një nga komunitetet më të mëdha të botës, dashamirët e muzikës.”
Sipas kreut të qeverisë, koncerti pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm në ekonomi. Ai solli si shembull finalen e UEFA Conference League, e cila sipas tij gjeneroi 160 milionë euro të ardhura, ndërsa për koncertin e Kanye West qeveria parashikon rreth 100 milionë euro përfitime.
“Nga ky koncert – në kushtet e vështirësuara artificialisht prej dështakzemërakëve – ne llogarisim jo më pak se 100 milionë euro të ardhura. Mjafton të shihet shpërthimi i rezervimeve në booking.com për të premten, të shtunën e të dielën, për të krijuar një ide të përfitimit direkt ekonomik.”
Rama iu përgjigj edhe kritikëve, të cilët kanë kundërshtuar përdorimin e fondeve publike për organizimin e koncertit.
“Sorrat dhe korbat e kanaleve sociale janë turrur me një furi glasash duke bërë llogarira perverse prej manipulatorësh të paskrupullt, duke bërë sikur qajnë hallin e popullit dhe deri edhe të sëmurëve me kancer, që do mbeten pa ilaçe si pasojë e ‘koncertit privat’, siç e quajnë djallëzisht.”
Kryeministri theksoi se qeveria ka rritur ndërkohë financimet për sektorin e shëndetësisë dhe mbështetjen sociale.
“Vetëm pak ditë më parë, ne nxorrëm 15 milionë euro plus vetëm për ilaçet e të sëmurëve me kancer dhe 5 milionë për aparatura mjekësore; dyfishuam mbështetjen për personat me aftësi të kufizuar, mbështetëm kujdestarët e tyre, dyfishuam mbështetjen për fëmijët me aftësi të veçanta, dyfishuam financimin e Start Up-eve dhe garancinë sovrane për programin ‘Dyfisho biznesin tënd’.”
Në fund të reagimit, Rama akuzoi kundërshtarët se synojnë të pengojnë zhvillimin e vendit.
“Duan të ndalin dhe kthejnë mbrapa Shqipërinë! Me dhunën e arbitraritetit, të sharjeve, të shpifjeve, të akuzave dhe kërcënimeve për këdo që mendon ndryshe prej tyre. Ta harrojnë! Shqipëria nuk ndalet dhe nuk ka asnjë shans të kthehet mbrapsht.”
Çfarë pritet nga Samiti i NATO-s sot në Ankara
NATO në krah të SHBA për sulmet në Iran, Rutte: U prish armëpushimin në Hormuz, duhet të reagojmë me forcë
Irani i përgjigjet SHBA, godet 85 baza në Bahrein! Konflikti merr kthesë të fortë, pas uljes për paqe
- 09:15 Ministria e Jashtme e Iranit: SHBA, përgjegjëse për përshkallëzimin e situatës
- 09:07 Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të reja të SHBA-së ndaj Iranit dhe rivendosjes së sanksioneve
- 08:58 Probleme strukturore në një pallat shumëkatësh në Manhattan, evakuohen edhe ndërtesat përreth
- 08:47 BE refuzon pezullimin e kontrolleve të reja kufitare pas thirrjeve nga aeroportet dhe linjat ajrore
- 08:39 Agjenti i ICE-së qëllon për vdekje një shofer në Hjuston, detaje nga vrasja e emigrantit meksikan
- 08:30 Fillon “Ruleta Ruse”, vritet agjentja që ekzekutoi oligarkun ukrainas