“Liria ka emër”/ BIK-u mbështet marshin më 17 shkurt

11 Shkurt 2026 | 14:49

Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, janë pritur sot në takim nga Kryetari i Bashkësia Islame të Kosovës, Naim Tërnava, për të diskutuar rreth marshit qytetar “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të drejtësisë së paanshme dhe të vlerave të luftës çlirimtare.

Sipas njoftimit, gjatë takimit, Kryemyftiu Tërnava shprehu mbështetjen e plotë institucionale të BIK-ut dhe mbështetjen e tij personale për këtë marsh, duke e cilësuar atë si obligim moral dhe patriotik, shkruan KosovaPress.

Ai theksoi se tashmë ka njoftuar të gjitha xhamitë e Kosovës që hytbeja e xhumasë, të premten më 13 shkurt, t’i kushtohet 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës – me theks të veçantë në mesazhin përkrahës për luftëtarët e lirisë.

“Mbështetja për drejtësinë dhe për ata që kontribuuan për lirinë e vendit është obligim moral dhe atdhetar. Drejtësia duhet të jetë e drejtë, e paanshme dhe në shërbim të së vërtetës”, citohet Tërnava në komunikatë, duke konfirmuar pjesëmarrjen e tij personale në marsh.

Nga ana e saj, përfaqësuesja e platformës, Eliza Hoxha, falënderoi kryemyftiun për mbështetjen dhe theksoi se përkrahja që po merr marshi nga bashkësitë fetare dëshmon karakterin qytetar dhe gjithëpërfshirës të kësaj iniciative.

“Kur institucionet fetare, qytetarët dhe shoqëria bashkohen rreth parimeve të drejtësisë dhe dinjitetit, kjo tregon se kauza jonë është mbi politikën ditore dhe në shërbim të vlerave themelore të shtetit”, citohet Hoxha në njoftim.

Ndërkaq, Ismail Tasholli theksoi rëndësinë e unitetit qytetar në momente kyçe për vendin.

“17 Shkurti është ditë që na bashkon të gjithëve. Ky marsh është mesazh i qartë se drejtësia nuk duhet të jetë e ndikuar nga politika dhe se sakrifica për liri meriton respekt e trajtim të drejtë. Është moment reflektimi dhe përgjegjësie kombëtare”, u shpreh Tasholli.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i trefishtë në aksin Gjakovë-Prizren, plagosen 7 persona. Policia jep detaje

Një aksidenti i trefishtë është regjistruar këtë të diele në aksin Gjakovë-Prizren, në fshatin Rogovë. Policia bën me dije se nga ku aksident janë plagosur...
16:30 | 28/06/2026

Arrestimi i serbëve në Gazimestan, reagon Lista Serbe: Dëshmi e represionit të regjimit në Prishtinë

Pas arrestimit të disa serbëve në Gazimestan kanë reaguar Lista Serbe dhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. “Për këtë veprim, të cilin e...
16:07 | 28/06/2026

Përfundon me tensione liturgjia e Vidovdanit, shoqërohen disa persona. Gazetari jep detaje nga vendngjarja

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha ka zbuluar detaje lidhur me arrestimet pas liturgjisë së Vidovdanit. Ai theksoi se janë shoqëruar 10 persona nga Policia...
15:11 | 28/06/2026