Shifrat/ Shqipëria ndjek trendin e Europës, ulen ndjeshëm rasteve me fruth

11 Shkurt 2026 | 17:16

Shqipëria ka regjistruar 20 raste me fruth në 2025, duke shënuar një rënie të ndjeshme krahasuar me 49 rastet e regjistruara në vitin 2024, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Ekspertët paralajmërojnë se, edhe pse Europa dhe Azia Qendrore kanë shënuar rënie prej 75% të rasteve nga mbi 127 mijë në 2024 në rreth 34 mijë në 2025, rreziku i shpërthimeve epidemike mbetet i lartë.

UNICEF dhe OBSH raportojnë se mbi 200 mijë persona janë prekur nga fruthi në tre vitet e fundit, ndërsa disa vende raportuan më shumë raste në 2025 sesa në 2024.

Ekspertët theksojnë se ulja e rasteve lidhet me masat e kontrollit dhe reagimin ndaj shpërthimeve, por mbulimi i pamjaftueshëm me vaksinë mbetet problem. Për të parandaluar përhapjen e virusit, çdo komunitet duhet të arrijë mbulim prej 95% me dy doza vaksine.

Fruthi është një nga viruset më ngjitës, ku një person i infektuar mund të transmetojë sëmundjen deri tek 18 persona të pavaksinuar.

OBSH dhe UNICEF nënvizojnë se forcimi i vaksinimit dhe lufta kundër dezinformimit janë të domosdoshme për eliminimin e fruthit dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026