Studimi i The Lancet: Obeziteti rrit rrezikun për fatalitet nga sëmundjet infektive

11 Shkurt 2026 | 17:59

Një studim i publikuar në revistën prestigjioze The Lancet tregon se 1 në 10 vdekje nga sëmundjet infektive në nivel global lidhet me obezitetin. Hulumtimi evidenton se personat me peshë të tepërt kanë 70% më shumë rrezik për t’u shtruar në spital ose për të përfunduar me fatalitet nga një infeksion, krahasuar me ata që kanë peshë normale.

Studimi, i kryer nga studiues në Finlandë dhe Britaninë e Madhe, analizoi të dhënat e mbi 500 mijë të rriturve, të ndjekur për më shumë se një dekadë. Rezultatet tregojnë se rreziku për shtrim në spital ose vdekje nga sëmundje infektive si gripi, COVID-19, pneumonia apo gastroenteriti rritet ndjeshëm me shtimin e peshës trupore.

Personat shumë obez, me indeks masë trupore mbi 40, kanë deri në tre herë më shumë rrezik krahasuar me ata me peshë normale. Sipas studiuesve, obeziteti mund të dobësojë sistemin imunitar, duke e bërë organizmin më të prekshëm ndaj baktereve dhe viruseve.

Në nivel global, ekspertët vlerësojnë se 9 deri në 11% e vdekjeve nga infeksionet mund të lidhen me obezitetin, ndërsa në Shtetet e Bashkuara kjo shifër arrin mbi 25%. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka cilësuar rritjen e obezitetit në Evropë si një “epidemi”, me norma që kanë shënuar rritje prej 138% që nga viti 1975.

Studiuesit theksojnë se nevojiten politika urgjente për promovimin e ushqimit të shëndetshëm dhe aktivitetit fizik, për të reduktuar rrezikun jo vetëm për sëmundje kronike, por edhe për infeksione serioze.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bukele i El Salvadorit kërkon kandidaturë për mandatin e tretë në parti pas ndryshimeve kushtetuese

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, është regjistruar për të kërkuar nominimin e partisë së tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2027, duke synuar një...
18:10 | 29/06/2026

Momenti kur arrestohen dy të dyshuarit për masakrën me 6 të vrarë në Gjermani (VIDEO)

Dy të dyshuarit për vrasjen e gjashtë personave në Stade, në Gjermaninë veriore, janë neutralizuar dhe arrestuar nga policia, ndërsa momenti i ndërhyrjes është kapur...
18:05 | 29/06/2026

Katari ndalon përkohësisht lundrimin e anijeve, shkak shqetësimet për sigurinë

Ministria e Transportit e Katarit lëshoi ​​të hënën një njoftim të rëndësishëm duke u bërë thirrje anijeve detare përfshirë motorëve jet ski të ndalojnë lundrimin...
17:38 | 29/06/2026