Gjyqi i UÇK, mbrojtja e Kadri Veselit: Ai nuk ka qenë i pranishëm në Kosovë atë periudhë

12 Shkurt 2026 | 08:35

Ekipi mbrojtës i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli do te vazhdojë edhe sot shpalosjen e deklaratës përmbyllëse.

Gjatë ditë së djeshme, avokati Rodney Dixon ka thënë para trupit gjykues se “nuk ka as edhe një provë që dëshmon se Veseli ka kryer krime lufte”.

Me tej, theksoi se ai nuk ka qenë i pranishëm në Kosovë për periudhë të gjatë kohore.

Avokati Rodney Dixon tha dje se Kadri Veseli përmendet mbi 260 herë në dosjen përfundimtare të ZPS-së por në asnjë rast nuk argumentohet se klienti i tij ka kryer vepra për të cilat akuzohet.

Fjala përfundimtare e ekipit mbrojtës të Veselit ka nisur pas përfundimit të deklaratave përmbyllëse të avokatëve të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Avokati i tij, Lluka Mishetiq tha në Dhomat e Specializuara në Hagë se është koha që Hashim Thaçi të lirohet dhe të kthehet pranë familjes së tij.

Ai e ka quajtur parashtrim joserioz, kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për dënim me nga 45 vjet burgim për katërshen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kritika të ashpra për ZPS-në pati edhe avokati, Pierre Richard Prosper sa i përket deklarimeve për dëshmitarët ndërkombëtarë. Ai ka thënë se Prokuroria ka pretenduar se shtatë dëshmitarët e mbrojtjes nuk kishin njohuri të thella dhe as nuk e njihnin strukturën e UÇK-së

Fjalët përfundimtare në procesin më të madh gjyqësor ne Dhomat e Specializuara në Hagë kanë filluar të hënën me deklarimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Kjo shënon edhe fazën përfundimtare ku palët për herë të fundit mund t’i drejtohen trupit gjykues me parashtrimet për këtë proces

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po përballen me akuza të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të cilat ata i kanë cilësuar si të pabazuara. Edhe mbrojtja i ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka argumentuar se UÇK-ja nuk kishte strukturë të organizuar komanduese.

Gjykimi ndaj tyre ka nisur më 3 prill 2023 – gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i trefishtë në aksin Gjakovë-Prizren, plagosen 7 persona. Policia jep detaje

Një aksidenti i trefishtë është regjistruar këtë të diele në aksin Gjakovë-Prizren, në fshatin Rogovë. Policia bën me dije se nga ku aksident janë plagosur...
16:30 | 28/06/2026

Arrestimi i serbëve në Gazimestan, reagon Lista Serbe: Dëshmi e represionit të regjimit në Prishtinë

Pas arrestimit të disa serbëve në Gazimestan kanë reaguar Lista Serbe dhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. “Për këtë veprim, të cilin e...
16:07 | 28/06/2026

Përfundon me tensione liturgjia e Vidovdanit, shoqërohen disa persona. Gazetari jep detaje nga vendngjarja

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha ka zbuluar detaje lidhur me arrestimet pas liturgjisë së Vidovdanit. Ai theksoi se janë shoqëruar 10 persona nga Policia...
15:11 | 28/06/2026