VIDEO/ Detaje nga operacioni në Elbasan: Sekuestrohen 41 kg drogë dhe armë, 4 të arrestuar
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me operacionin e djeshëm në Elbasan, ku u përfshinë disa qytete nga veriu në jug. Operacioni i koduar “Jug & Veri” u finalizua pas disa javësh hetimesh intensive nga policia.
Si rezultat i ndërhyrjes, u arrestuan në flagrancë tre shtetas: Arben Guçe, 31 vjeç; Elion Qeva, 29 vjeç; Fran Pjetra, 35 vjeç ndërsa shtetasi Mark Muraca, 31 vjeç, banues në Shkodër, u ndalua pasi dyshohet se ka vënë në dispozicion automjetin e tij për transportin e substancave të dyshuara nga Fran Pjetra. Gjatë operacionit, në unazën e qytetit të Elbasanit, drejtuesi i automjetit Arben Guçe kundërshtoi punonjësit e policisë dhe gjatë tentativës për të shpëtuar, dëmtoi mjetin e shërbimit të policisë.
Nga kontrolli i automjeteve, policia sekuestroi 41 kg substanca të dyshuara narkotike, 1 armë zjarri kallashnikov me 32 fishekë luftarakë, 2 automjete dhe 2 aparate celularë.
“Nga kontrolli në automjetin me drejtues shtetasin Arben Guçe dhe pasagjer shtetasin Elion Qeva, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov, së bashku me 32 fishekë luftarakë, e cila dyshohet se do të trafikohej. Ndërsa në automjetin tip “Volkswagen Golf”, me drejtues shtetasin Fran Pjetra, u gjet dhe u sekuestrua 41 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila dyshohet se transportohej me qëllim trafikimin drejt Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Thanë”, njofton policia.
Shtetasi Fran Pjetra dyshohet se ka transportuar lëndën narkotike nga Shkodra drejt Elbasanit, në bashkëpunim me dy shtetasit e tjerë.
Këta persona dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguruan dhe transportuan sasi të konsiderueshme të këtyre substancave, me qëllim shpërndarjen në qytete të ndryshme dhe trafikimin jashtë vendit.
Materialet procedurale i janë dorëzuar policisë për veprat penale: “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Trafikimi i substancave të dyshuara”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës