Nuk denoncuan ndërtimin pa leje, pezullohen 2 inspektorë dhe përgjegjësi i tyre në IMT
Prokuroria e Tiranës pezulloi nga detyra 2 inspektorë dhe përgjegjësin e tyre në IMT, pasi nuk denoncuan një ndërtim të paligjshëm.
Me kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë u pezulluan nga ushtrimi i detyrës e shërbimi publik shtetasit E. M., Sh. G., dhe V. Sh., inspektorë terreni dhe përgjegjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), të dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim’.
“Nga hetimet rezultoi e provuar se në rrugën “Valentina Pistoli”, në Selitë, Tiranë, po kryheshin punime të dyshuara pa leje nga shtetasi D.G.
Inspektoret e terrenit për këtë zonë, ku u ndërtua banesa pa leje janë shtetasit E. M. Sh.G. si dhe përgjegjësi i sektorit, shtetasi V.Sh. Nga hetimet, rezultoi se këta persona nuk pasqyruan faktin se në rastin konkret kishim të bënim me një ndërtim të paligjshëm, dhe nuk e informuan Kryeinspektorin se duhej të vendosej masë administrative, gjobë, të merrej vendim për prishje të këtij ndërtimi dhe më pas të depozitohej kallëzim penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Nga hetimet rezultoi se ndërtimi i paligjshëm ka filluar të kryhet nga data 01.11.2021 dhe ka përfunduar në datë 19.04.2025 kur ndërkohë në datë 02.04.2025, u ushtrua kontroll nga punonjësit e IMT-së duke konsumuar në këtë mënyrë elementet e veprës penale të ‘Shpërdorimi i detyrës’ kryer në bashkëpunim”, bëri me dije Prokuroria.
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit