“Autori 58-vjeçar qëlloi me armë në dysheme”, policia jep detaje për tentativën e grabitjes së bankës

12 Shkurt 2026 | 11:56

Policia e Tiranës ka dalë me një deklaratë zyrtare, ku ka sqaruar rrethanat e tentativës për grabitjen e një banke në Rrugën e Kavajës, mesditën e kësaj të enjteje.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 11:15, shtetasi Bardhyl Fusha, rreth 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një banke me qëllim vjedhjen e saj. Gjatë qëndrimit në brendësi të bankës, ai ka qëlluar me armë zjarri në dysheme, duke shkaktuar panik te punonjësit dhe klientët.

Nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit, duke bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar teksa tentonte të largohej nga vendi i ngjarjes. 58-vjeçari është shoqëruar në Komisariat, ndërsa arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Policia njofton se në përfundim të veprimeve hetimore do të japë informacion më të plotë për rastin.

https://streamable.com/ktat3o
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”

Këtë të hënë, në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, është diskutuar mbi shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri. Të dhëna nga...
22:30 | 20/07/2026

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet

Sonila Çela, Drejtore e Institutit kërkimor Data Centrum, ka folur në “Now” lidhur me arsyet pse turistët e huaj zgjedhin Shqipërinë. Çela ka shpjeguar edhe...
22:19 | 20/07/2026