Debate të forta në seancën e “Plumbit të Artë”, Hoxhaj ballafaqohet me Alibejn
Procesi “Plumbi i Artë” vijoi edhe këtë të enjte me një tjetër përballje të fortë në sallën e gjyqit, ku i pandehuri Henrik Hoxhaj u ballafaqua me bashkëpunëtorin e drejtësisë, Erjon Alibej. Seanca u shoqërua me replika të drejtpërdrejta mes tyre, ndërsa u diskutuan pretendime për porosi vrasjesh dhe komunikime të zhvilluara përmes aplikacioneve të enkriptuara.
Gjatë pyetjeve të avokatëve dhe përfaqësuesve ligjorë, Hoxhaj u ndal edhe te statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë, ndërsa Alibej ngriti çështje konkrete lidhur me biseda për vrasjen e Oti Kilës dhe plane të tjera kriminale që, sipas dëshmive, nuk u realizuan.
I pyetur nga avokatët përse nuk ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Hoxhaj deklaroi se kërkesa e tij nuk është pranuar nga SPAK. “S’ma dhanë këta (SPAK). Më tha prokurorja, mban rezerva”, u shpreh ai në sallë.
Në vijim, u zhvillua një seri pyetje-përgjigjesh mes të penduarit Erjon Alibej dhe Hoxhajt, ku u përmendën emra dhe episode konkrete që lidhen me ngjarje të rënda kriminale.
Dëshmia në seancë
Hoxhaj: Se çfarë të ka thënë Nuredini ty unë s’e di, ai është palaço.
Alibej: Bisedën me Nuredinin për vrasjen e Oti Kilës e ke bërë gojarisht apo në aplikacion?
Hoxhaj: E kam bërë gojarisht në Elbasan. Ka qenë para se të bieshe ti në burg. Ka qenë pas vrasjes së vëllezërve Haxhia. Herën e dytë, kur u ndërmorën veprime, e kemi diskutuar në aplikacion.
Alibej: Pse doja ta vrisja Oti Kilën, sipas Nuredinit?
Hoxhaj: Nuredini s’e di ç’thoshte për një lidhje. S’e di mirë.
Alibej: Kam qenë prezent, bashkë me Nuredinin, kur është bërë biseda në aplikacion për Sokol Sanxhaktarin.
Hoxhaj: Tani, unë po them çfarë më ka thënë Nuredini. Se është palaço ai, çfarë të bëjmë.
Alibej: Kur ke shkuar në Elbasan, të priti dikush me C-Class gri. Skerdi Tasi tha se ai ishte kunati i Alibejt. E njeh kunatin tim?
Hoxhaj: Jo, nuk e njoh.
Hoxhaj: Kam marrë porosi për vrasjen e Altin Ndocit. Kjo për shkak se këta ishin bërë bashkë dhe ishin bërë kundra “Krymit”. U mor porosia, por nuk u bë se ishte Covid. Ndoci ka jetuar nga zona e “Misto Mames”. I kam kaluar në lagje, ma ka treguar Nuredini. Bie shumë në sy se ishte pandemi, nuk kishte ku rrije. Sipas Nuredinit, “Krymi” e kishte porositur. Ai investonte. Pastaj Ndoci ra në burg.
– Pyetje: Po pasi ishte në burg, a vijoi ndonjë plan Nuredini për vrasjen e tij?
Hoxhaj: Ne jemi interesuar për ta vrarë Altin Ndocin me snajper brenda në burg. Nuredini e diskutonte me mua. Ishte në ëndrrat e tij, por nuk e kemi realizuar.
Kujtojmë se “Plumbi i Artë” është një mega-proces gjyqësor që synon zbardhjen e një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, përfshirë vrasje me pagesë, atentate, organizim grupi kriminal dhe trafik armësh, kryesisht në Elbasan, Durrës dhe Tiranë. Hetimet janë zhvilluar nga SPAK pas një operacioni të gjerë disavjeçar, ndërsa në vitin 2023 u mbyllën hetimet kryesore, me 18 ngjarje të rënda të dokumentuara dhe mbi 30 persona të marrë të pandehur.
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, një viktimë dhe një i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut