Kërcënoi se do hidhet nga vinçi, 40-vjeçarja zbret pas ndërhyrjes së policisë në Kuçovë

12 Shkurt 2026 | 14:37

Elona Bregu, punonjëse e një firme pastrimi në Kuçovë, u ngjit të enjten në majë të një vinçi pranë ish-Uzinës, duke kërcënuar se do t’i jepte fund jetës. Ajo pretendonte se ishte pushuar nga puna dhe se prej dy muajsh nuk kishte marrë pagën.

Sipas raportimeve, Bregu dhe dy kolege të saj kishin protestuar ndaj kompanisë për rrogat e papaguara. Pas protestës, ato janë pushuar nga puna.

Në vendngjarje ndërhynë forcat e policisë dhe policia bashkiake, të cilat zhvilluan negociata me 40-vjeçaren. Pas bisedimeve, ajo zbriti nga vinçi.

Rasti u bë publik edhe nga deputeti Lefter Maliqi, i cili akuzoi kompaninë “Viola Green” për shkelje dhe i bëri thirrje SPAK të hetojë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026