“Specialja të bëjë kujdes me infot e Serbisë”, mbrojtja e Veselit rrëzon prokurorinë: Kanë gënjyer nën betim

12 Shkurt 2026 | 15:50

Pasi mbrojtja e Hashim Thaçit rrëzoi plotësisht pretendimet e prokurorisë në Gjykatën Speciale, edhe avokati i Kadri Veselit bëri të njëjtën gjë. Përfaqësuesi ligjor, Rodney Dixon, tha në sallë se nuk ekziston asnjë provë e saktë që vërteton akuzën e ngritur ndaj Veselit. “Ka pasur persona që kanë gënjyer nën betim, duke mos e thënë të vërtetën”, tha avokati duke iu referuar dëshmitarëve të thirrur nga Zyra e Prokurorisë Speciale.

Gjithashtu rrëzoi pretendimet për abuzim pas luftës. “Kur Veseli flet për zhvillimin e Shërbimit Informativ i Kosovës pas luftës, ajo s’ka të bëjë fare me atë që mund të ketë ndodhur gjatë luftës”, theksoi avokati. Dixon pati kritika edhe për Gjykatën Speciale, ndërsa i kërkoi që të bëjë shumë kujdes lidhur me informacionet që kanë ardhur nga Serbia.

“Autoritetet serbe dhe mbështetja e tyre për këtë gjykatë po ashtu duhet të merren parasysh në veçanti kur flitet për qëllime forenzike për vlerësimin e provave që ata i kanë dhënë gjykatës”, u shpreh ai. Prokuroria Speciale ka kërkuar nga 45 vite, ose 180 vite në total, për 4 ish krerët e UÇK-së. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026