Nations League/ Silvinjo: Është grup i vështirë, për momentin jemi të fokusuar te play-off-i i Botërorit 2026
Kombëtarja shqiptare njohu mbrëmjen e sotme kundërshtarët për UEFA Nations League, me shortin e hedhur në Bruksel, që e pozicionoi Shqipërinë në Grupin C1, përballë Bjellorusisë, Finlandës dhe San Marinos.
Megjithatë, pavarësisht shortit dhe kundërshtarëve të përcaktuar, fokusi i kuqezinjve mbetet te sfida më e afërt dhe më e rëndësishme, ndeshjet e fazës play-off të Botërorit 2026. Në një prononcim për fshf.org, trajneri i Kombëtares, Silvinjo, u ndal te rëndësia e momentit aktual dhe përqendrimi i skuadrës.
“Është gjithmonë një kompeticion shumë i vështirë, shumë i bukur. Luhet në një mënyrë shumë të shpejtë, zgjat praktikisht dy-tre muaj. Këtë herë bëhet në dy muaj. Gjithçka luhet shumë shpejt, është një kompeticion i bukur. Kemi parë këtu shumë skuadra të forta.
Dhe pastaj, për ne nuk është e lehtë të mendojmë edhe për Nations League, pra të arrijmë në atë moment, sepse ne e kemi mendjen prej rreth një muaji e gjysmë duke punuar për play-off-et. Është një gjë shumë e rëndësishme për të gjithë ne, si federatë dhe si vend, por sigurisht tani presim që të vijë momenti i duhur. Një grup gjithmonë shumë i vështirë, por në këtë moment e kemi mendjen te play-off-i i marsit”, tha trajneri Silvinjo.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur