Përdorte lokalin për të shitur drogë, arrestohet 36-vjeçari, në pranga edhe 2 bashkëpunëtorët
Policia e Korçës ka arrestuar një shtetas që përdorte lokalin në pronësi të tij për të shitur lëndë narkotike.
Në kuadër të operacionit policor i koduar “Zëmblaku” u vunë në pranga shtetasit Andi Cenolli, 36 vjeç, banues në Korçë; Alfred Hoxhalli 44 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq; Pandeli Gjylapi 34 vjeç, banues në Korçë.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin bar-kafe në pronësi të shtetasit Andi Cenolli në fshatin Zëmblak, Maliq, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, një shumë monetare, një armë gjahu teke pa leje, 3 celularë dhe 1 DVR. Gjithashtu shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në automjetin në pronësi të 36-vjeçarit dhe në automjetin në pronësi të Alfred Hoxhalli., në të cilin u gjet dhe sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar narkotike canabis sativa. Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi Pandeli Gjylapi., kishte rolin e porositësit, shtetasi A. H., të transportuesit të lëndës narkotike, ndërsa pronari i lokalit Alfred Hoxhalli, dyshohet se do të kryente shitjen e sasisë”, tha policia.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, një shumë monetare, një armë gjahu pa leje, dy automjete, tre celularë dhe një DVR.
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut