Grabiti bankën i armatosur te ish-parku i autobusëve, policia: Autori vodhi 8 mln lekë
Policia e Tiranës ka dhënë detaje nga grabitja e djeshme të ndodhur në Rrugën e Kavajës në një bankë të Nivelit të Dytë, ku një 61-vjeçar hyri i armatosur dhe mori një sasi lekësh.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se autori Bardhyl Fusha ka arritur të marrë 8 milionë lekë të vjetra nga banka.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës dhe Jetës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, vunë në pranga shtetasin B. F., 61 vjeç, pasi dje, në rrugën “Muhedin Llagami”, ka hyrë në ambientet e një banke, me armë zjarri automatik, dhe ka marrë 800 000 lekë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe shuma e parave të vjedhura”, thuhet në njoftimin zyrtar policor.
Në dëshminë e tij para policisë Fusha ka thënë se kishte shumë borxhe ndaj kishte tentuar të grabiste bankën.
“Jam ndërtues, kisha shumë detyrime për palë të treta, ndaj u futa për të grabitur Bankën”, mësohet të jetë shprehur Fusha.
Sipas informacioneve, Fusha u fut në ambientet e bankës me një armë automatike kallashnikov.
Brenda çantës ku mbante armën, ai futi edhe disa para që arriti të merrte nga arka e bankës. Pas sinjalizimit, në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe ishin dy efektivë të patrullës “Shqiponja” që e neutralizuan para se të largohej.
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq