Dash Sula krah Ramës: Inspektimi do të jetë model, reforma do vazhdojë

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
13 Shkurt 2026 | 12:08

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ditën e sotme zhvilluan një takim me Kryeinspektorin e Përgjithshëm dhe drejtuesit e inspektoriateve të vendit, për fazën e re të reformës së sistemit të inspektimeve.

Në krah të Ramës ishte kryeinspektori i ri i Përgjithshëm, ish-deputeti demokrat Dash Sula, i cili mori detyrën vetëm pak ditë më parë. Kjo është dalja e tij e parë në krah të kryeministrit.

Në fjalë e tij, Sula shpreh mirënjohjen ndaj besimit që i është dhënë nga kryeminstri për një detyrë të tillë, nga ku thekson se përkushtimi dhe përmirësimi, do të jenë thelbësore gjatë këtij rrugëtimi.

Dash Sula shtoi elementin e ryshfetit ku tregoj se do ketë zero tolerancë nëse konstatohet diçka e tillë për çdo inspektor.

“Kam pranuar këtë sfidë sepse vlerësoj maksimalisht për vizionin që keni z.kryeministër. Ndoshta është e paimagjinueshme që një demokrat prej 20 vitesh në politikë…diferenca qëndron në një moment thelbësor, që aty ku unë kam kontribuar për 20 vite, tek qeveria jote mora kurajon, konkurova, dola i pari dhe vlerësohem dhe kjo është një diferencë. Kushdo qytetar demokrat apo socialist, të besojnë në këto konkurime, të aplikojnë dhe do ketë drejtësi në fitimin e atij vendi të punës që konkurojnë.

Iu garantoj sot në ditën e parë të prezantimit që unë tre gjëra i kam të panegociueshme. Do kem të gjithë përkushtimin maskimal gjatë 24 h, telefoni im do jetë i hapur. Do punojmë gjithë bashkë për ato detyra që na jep ligji dhe atë reformë të rëndësishme për ta përmbyllur në fund të vitit 2026.

E dyta, iu garantoj për integritetin tim moral, dhe trupës së kryeinspektorëve që nuk pretendoj që gjithçka do jetë mrekullia por do ketë një përmirësim të dukshëm. Që nga ato që na jep kompetencë ligji, do ketë drejtësi, çdo rekrutim që do jetë pranë trupës, do ketë shansin zero që të futet në punë nëpërmjet ryshfetit.

Nga i pari të më i fundit do verifikojmë për këdo inspektor të Shqipërisë që do duhet të jetë në pozicionin e duhur, me kualifikimin e duhur.

Iu falenderoj për besimin kryeministër. Ajo sfidë që më keni vënë përpara do ta përmbushim të gjithë së bashku, iu garantojmë se inspektimi do jetë model”, theksoi Dash Sula.

Kryeministri theksoi se faza e re e reformës së inspektimeve synon të forcojë strukturën e inspektorave dhe të sigurojë që inspektimi të jetë më efikas dhe më transparent.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026