Tafaj komenton shortin e kuqezinjve dhe derbin e kryeqytetit: Shanset tona janë reale
I ftuar në emisionin “Kubi Sportiv” në Euronews, ish-futbollisti dhe ish-trajneri Alban Tafaj, aktualisht pjesë e sektorit të edukimit në Federatën Shqiptare të Futbollit, komentoi situatën e ekipeve shqiptare në kampionatet kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ai e konsideron shortin e kuqezinjve në Ligën e Kombeve një mundësi për të rritur eksperiencën e ekipit, edhe pse ekipi ra në ligën C.
“Është mundësi më shumë sepse ekipet janë me një nivel pak më të ulët. Megjithatë Finlanda është për t’u diskutuar, mënyra e lojës së tyre është disi ndryshe nga skuadrat e tjera europiane. Shorti është i mirë për të promovuar shanset tona dhe pse jo, për të qenë pjesë e europianit të ardhshëm,” tha Tafaj.
Ai komentoi gjithashtu derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, duke theksuar rëndësinë e fokusit dhe motivimit për skuadrat.
“Derbi është e vështirë të luhet, derbi vetëm fitohet. Nuk ka nevojë për karikim nga trajneri, lojtarët vetë janë të fokusuar 100% për të dhënë maksimumin. Fitimi i derbit është një super anë pozitive për të gjithë skuadrën, ndërsa humbja do të ketë ndikim në imazhin dhe performancën e ekipit,” u shpreh ai.
Tafaj shtoi se, pavarësisht oshilacioneve, Partizani ka treguar përmirësim në mentalitet dhe lojë, ndërsa Tirana duhet të përqendrohet maksimalisht për të fituar këtë sfidë vendimtare.
Duke folur për garën për titullin, Tafaj vlerësoi disa skuadra si favorite.
“Nga katër skuadrat me formë dhe mentalitet të ndryshëm, shikoj Egnatin dhe Vllazninë të motivuara, po pse jo edhe Elbasanin. Këto tre ekipe mund të ndajnë nga 30% shanset për fitore, ndërsa Dinamo duket më pasive në këtë garë,” përfundoi ai.
Leo Ballhysa, lideri që shpëtoi Kukësin! Zbulohen klubet që e kërkojnë
Çoçlli: Final 4 “në fije të perit”, ndeshja Dinamo–Egnatia vendos fatin e titullit
Maksuti zbulon detajet e transferimit te Akhmat Grozny: Kam garanci minutash, Rusia hap i madh në karrierë
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur