Goditen tre raste të shpërndarjes së drogës në Shkodër, tre persona në pranga

14 Shkurt 2026 | 13:49

Tre raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike janë goditur në qytetin e Shkodër, në kuadër të operacionit të koduar “Rotondo”. Si rezultat, tre shtetas janë vënë në pranga, ndërsa janë sekuestruar sasi kanabisi të ndara në doza gati për shitje, si dhe një mjet prerës (thikë).

Operacioni u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit, nga ku u bë e mundur vënia në pranga :

K. Gj., 27 vjeç, banues në fshatin Bregu i Lumit;

F. N., 26 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri;

J. Ç., 25 vjeç, banues në Shkodër.

Sipas policisë, K. Gj. u kap në flagrancë në rrethrrotullimin e fshatit Stom Golem, duke lëvizur me automjet tip “Land Rover”. Gjatë kontrollit të mjetit iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis, ndërsa në çantën e tij u konstatua edhe një thikë.

Ndërkohë, F. N. u arrestua në sheshin “Luigj Gurakuqi”, ku gjatë kontrollit fizik iu sekuestrua një sasi kanabisi e ndarë në doza. Po ashtu, J. Ç. u kap në sheshin “Nënë Tereza”, ku iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza, në cilësinë e provës materiale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026