EMRI/ Morën çelësat e makinës pa leje dhe u aksidentuan, 16-vjeçari shqiptar humb jetën në Greqi
Pasditen e së premtes, një aksident automobilistik në rrugën “Dhimokratias”, në zonën Luca të periferisë së Athinë, la të vdekur një adoleshent shqiptar dhe dy të tjerë të plagosur rëndë. Viktima është 16-vjeçari Eljon Metaj.
Sipas informacioneve paraprake, njëri prej adoleshentëve kishte marrë çelësat e automjetit të nënës së tij dhe u nis për një xhiro së bashku me dy shokët. Në rrethana ende të paqarta, automjeti doli nga rruga dhe u përplas me një pemë. Si pasojë, Eljon Metaj humbi jetën në vend, ndërsa drejtuesi dhe një tjetër i mitur u transportuan me urgjencë në spital. Burimet thonë se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia greke ka ndaluar drejtuesin e automjetit dhe prindërit e tij, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në morg. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë nga policia rrugore e Drejtorisë së Policisë së Athinës.
Ngjarja ngre shqetësime mbi sigurinë e adoleshentëve dhe përdorimin e automjeteve, duke theksuar nevojën për mbikëqyrje dhe edukim më të madh për të miturit.
Një dëshmitar nga zona rrëfeu: “Ambulancat erdhën menjëherë. Njëri nga fëmijët doli nga makina. Dëgjuam një zhurmë të fortë, por nuk e kuptuam çfarë kishte ndodhur.”

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës