Transportonte emigrantë kundrejt parave, arrestohet 35-vjeçarja në afërsi të Lezhës

15 Shkurt 2026 | 11:22

Një 35-vjeçare është vënë në pranga nga policia pasi u kap teksa transportonte disa emigrantë kundrejt pagesës. 35-vjeçarja, dyshohet se iu ka marrë emigrantëve, nga 2500 euro, me premtimin se do t’i transportonte në Itali.

Policia ka sekuestruar mjetin tip “BMW” me të cilin transportoheshin emigrantët. Ajo u kap në afërsi të Lezhës teksa transportonte 5 emigrantë të cilët i kishte marrë nga Vora.

“Tiranë/Finalizohet faza e shtatë e operacionit të koduar “Relay”. Arrestohet një 35-vjeçare që transportonte emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht në shtetet e BE-së. 35-vjeçarja, dyshohet se iu ka marrë emigrantëve, nga 2500 euro, me premtimin se do t’i transportonte në Itali.

Sekuestrohet automjeti tip “BMW” me të cilin transportoheshin emigrantët.  Si rezultat i një informacioni të marrë për një shtetase e cila do të transportonte disa emigrantë, ilegalisht dhe kundrejt pagesave, në shtete të BE-së, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në bashkëpunim me DVP Lezhë, finalizuan operacionin e koduar “Relay 7”.

Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasja E. Ç., 35 vjeçe, banuese në Rrogozhinë.  35-vjeçarja u kap në flagrancë, në afërsi të Lezhës, teksa transportonte 5 emigrantë, të cilët i kishte marrë në Vorë.

Ndërkaq, nga hetimi dyshohet se 35-vjeçarja iu ka marrë secilit prej emigrantëve, 2500 euro, me premtimin se do të mundësonte transportimin ilegal të tyre, në Itali.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon hetimi për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026