Ndotje në vijën bregdetare të Dhërmiut, uji “ngjyroset” kaf nga mbetjet inerte

15 Shkurt 2026 | 13:15

Vija bregdetare e Dhërmiut është përballur sot me ndotje të dukshme, duke marrë ngjyrë kafe si pasojë e dherave dhe mbetjeve inerte që kanë përfunduar në det. Fenomeni është vënë re përgjatë bregut, ku uji ka humbur kthjelltësinë dhe ka ndryshuar ngjyrë për shkak të prurjeve të materialeve nga zona përreth.

Sipas informacioneve paraprake, ndotja dyshohet të jetë shkaktuar nga lëvizjet e dherave dhe materialeve inerte, të cilat përmes rrjedhjeve kanë përfunduar në vijën bregdetare, duke ndikuar jo vetëm në pamjen e zonës turistike, por edhe në mjedisin detar.

Banorë dhe pushues shprehen të shqetësuar për situatën, ndërsa kërkohet ndërhyrje e institucioneve përkatëse për verifikimin e burimit të ndotjes dhe marrjen e masave për pastrimin e zonës.

Dhërmiu, një nga destinacionet më të frekuentuara turistike në jug të vendit, përballet kështu me një problem mjedisor që kërkon reagim të shpejtë për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të situatës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026