Media britanike: I akuzuar për krim feston në klubet e Anglisë! Kush është i riu që bën “ping-pong” me institucionet britanike prej 10 vitesh

15 Shkurt 2026 | 20:24

Media britanike The Telegraph, ka publikuar një artikull për një kriminel shqiptar i cili teksa i shmanget deportimit në Shqipëri, feston në klubet e Anglisë. The Telegraph shkruan se, një kriminel shqiptar ka organizuar një festë me shampanjë për të festuar qëndrimin e tij ende në Britani, 10 vjet pasi iu urdhërua të largohej.

Dorian Puka, 29 vjeç, i cili është burgosur dhe deportuar dy herë për vjedhje me thyerje përpara se të kthehej fshehurazi në vend , e shënoi këtë moment historik me një festë VIP në një klub, i rrethuar nga valltare dhe shampanjë me vlerë mijëra paund. Puka, një shqiptar me precedentë penal në Britaninë e Madhe, ka përdorur rrjetet sociale për të sfiduar hapur autoritetet britanike ku shfaqen makina luksoze si Ferrari dhe Lamborghini, si dhe koleksione orësh Rolex.

Gazeta tregon se si nisi historia e Pukës në vitin 2015, kur u dënua për vjedhje banesash. Edhe pse u deportua dy herë, ai arriti të rikthehej sërish duke kaluar ilegalisht kufijtë e Evropës. Puka u kap përfundimisht nga oficerë të veshur civilë që patrullonin Surbiton, gjithashtu në jugperëndim të kryeqytetit, pasi ishte raportuar një rritje e vjedhjeve lokale. Ai mbante një orë të shtrenjtë që e kishte vjedhur.

Ai u burgos për tre vjet e gjysmë dhe më pas u deportua në mars të vitit 2020. Gjatë qëndrimit në burg, ai fitoi famë duke postuar foto nga qelia me krerë të krimit të organizuar. Ndërkohë, Ministria e Brendshme pranon se është ligjërisht e pafuqishme për ta dëbuar derisa të shqyrtohet kërkesa e tij për azil, pavarësisht paralajmërimeve për reforma të rrepta në sistemin e imigracionit dhe dëbimin e kriminelëve të huaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026