2 vjet nga vdekja e Alexei Navalny, pesë vende evropiane akuzojnë Kremlinin
Këtë 16 shkurt 2026 bëhen dy vjet nga ndarja nga jeta e Alexei Navalny, liderit të opozitës ruse, i cili vdiq në një burg siberian pranë Rrethit Polar Arktik, rreth 1.900 kilometra nga Moska, pas tre vitesh burgim.
Fitues i Çmimit Sakharov në vitin 2021, 47-vjeçari kaloi pjesën dërrmuese të jetës së tij duke luftuar kundër korrupsionit dhe shkeljes së të drejtave të njeriut nga ana e Kremlinit.
Pasi u arrestua në janar 2021, ai u dënua me 19 vjet burg për akuza të lidhura me “ekstremizmin”, të cilat u konsideruan të shpikura për ta goditur. Navalny kishte denoncuar disa herë torturat e përjetuara në burg.
Autoritetet ruse kanë mohuar përgjegjësinë për vdekjen e tij, duke deklaruar se Navalny kishte ndërruar jetë pas ndjenjës së keqe gjatë një ecjeje në ambientet e burgut.
Megjithatë, pak ditë më parë, pesë vende evropiane – Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Suedia dhe Holanda – akuzuan Kremlinin se kishte vrarë aktivistin me epibatidinë, një substancë toksike shumë e rrallë, që nxirret nga një bretkosë e rrallë në Amerikën e Jugut. Sipas vendeve në fjalë, analizat e kampioneve të trupit të të ndjerit tregojnë se autoritetet ruse kishin mjetet, motivet dhe mundësinë për të përdorur këtë lloj helmi.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, hodhi poshtë akuzat, duke i cilësuar si “të pabaza”. “Natyrisht që ne nuk i pranojmë këto akuza. I konsiderojmë ato të njëanshme dhe të pabaza dhe rrjedhimisht i refuzojmë kategorikisht,” deklaroi Peskov.
Në këtë përvjetor, nëna e Navalnyt, Lyudmila, vendosi lule mbi varrin e të birit në varrezën Borisovo të Moskës dhe kërkoi zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së tij. “Porositësit e vdekjes së tij i njeh gjithë bota, por ne duam të njihemi me të gjithë ata që morën pjesë në këtë vrasje,” u shpreh Lyudmila Navalny.
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid