Konflikt mes disa të miturve, plagoset 15-vjeçari në Kukës
Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur këtë të martë në Lagjen nr. 2, në qytetin e Kukësit. Policia bën me dije se adoleshenti u plagos pas një sherri me disa të mitur të tjerë të moshës 15 dhe 16 vjeç.
Gjatë konfliktit të miturit janë goditur me njëri-tjetrin me mjete rrethanore. Fatmirëisht 15-vjeçari nuk ka marrë plagë të rënda. Lidhur me ngjarjen janë identiikuar 5 të mitur të përfshirë në konflikt. Ata janë shoqëruar në Komisariat në prezencë të familjarëve dhe psikologes.
“Kukës/ Informacion paraprak. Në lagjen nr. 2, në qytetin e Kukësit, disa të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç, për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete rrethanore me njëri-tjetrin. Si pasojë, ka marrë dëmtime të lehta një i mitur 15-vjeçar.
Shërbimet e Policisë kanë identifikuar 5 prej persona të mitur të dyshuar të përfshirë në konflikt, të cilët janë shoqëruar në Komisariat në prezencë të familjarëve dhe psikologes.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, njofton policia.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania