Vjosa Osmani: Ëndrra për një Kosovë të lirë u ndërtua mbi sakrificë, dhe liria po forcohet çdo ditë

17 Shkurt 2026 | 19:42

Me rastin e 18-vjetorit të pavarësisë, në Prishtinë u organizua pritje shtetërore nga presidentja, kryetari i Kuvendit dhe kryeministri i Kosovës. Krerët e shtetit vlerësojnë se Kosova sot është më e fortë se kurrë.

Presidentja Vjosa Osmani në fjalën e saj theksoi se 17 Shkurti është datë që simbolizon sakrificën, qëndresën dhe besimin e palëkundur në liri. Osmani vlerësoi gjithashtu rolin e aleatëve ndërkombëtarë në momentet më të vështira për vendin, duke e cilësuar miqësinë me ta si shtyllë të së ardhmes së Kosovës, sipas KosovaPress.

“Kjo datë, mbi të gjitha, është kujtesë e rrugëtimit tonë, e sakrificave të panumërta dhe e besimit të palëkundur se liria është e përhershme. Ëndrra për një Kosovë të lirë u ndërtua mbi sakrificën e brezave të tërë. Sot dhe përgjithmonë përulemi para Presidentit historik Ibrahim Rugova, përulemi para secilit dëshmor dhe martir të lirisë, duke e ditur se falë tyre jetojmë në një shtet të lirë. Në momentet më të errëta, populli ynë nuk ishte i vetëm. Aleatët tanë qëndruan pranë nesh dhe miqësia me ta mbetet shtylla më e fuqishme mbi të cilën mbështetet e ardhmja e Kosovës”, u shpreh ajo.

Ajo gjithashtu shtoi se pavarësisht sfidave që ka tejkaluar Kosova, ajo ka ecur përpara duke dëshmuar se rrënjët janë të thella dhe se besimi i qytetarëve është një forcë e madhe.

“Është vendi ku të rinjtë po shkëlqejnë në sport, art, teknologji dhe fusha të tjera, duke dëshmuar se fuqia më e madhe qëndron në potencialin e tyre. Kosova është vendi ku çdo qytetar, brenda dhe jashtë kufijve, mban gjallë frymën e saj. Liria këtu nuk merret si e mirëqenë, por ruhet, mbrohet dhe forcohet çdo ditë. Sot mbushim 18 vjet  një moshë që simbolizon pjekurinë, përgjegjësinë dhe besimin në të ardhmen që po e ndërtojmë së bashku.  Krah për krah me aleatët tanë do të vazhdojmë të ndërtojmë një republikë edhe më të fortë dhe më të begatë për secilin qytetar. Le t’i tregojmë botës se Kosova është një histori që vazhdon të frymëzojë  një vend i njerëzve të lirë, i qëndresës dhe i dashurisë së përjetshme”, tha Osmani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026