David McAllister rikthehet në Tiranë, kë takoi nga mazhoranca dhe kush e pret nga opozita

18 Shkurt 2026 | 10:45

Kryetari i Komisionit për Çështjet e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, së bashku me nëntë anëtarë të tjerë të PE-së, po zhvillojnë një seri takimesh në Shqipëri.

Takimi i parë u zhvillua me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi. Më pas, delegacioni do të takohet me deputetët anëtarë të Komisionit të Politikës së Jashtme, si dhe me kryetarët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dhe Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Në mbyllje të vizitës, është planifikuar një konferencë për media në orën 13:15.

Kujtojmë David McAllister zbarkoi në Tiranë në pranverën e vitit 2017, kur Shqipëria po përballej me një krizë politike ku së bashku me eurodeputetin Knut Fleckenstein sollën një draft marrëveshje të përgatitur për të zhbllokuar krizën. Ata sollën në tryezë një paketë propozimesh kompromisi që përfshinte sugjerime konkrete për mënyrën se si opozita dhe mazhoranca mund të bashkëpunojnë për zgjedhje, dhe u arrit marrëveshja e famshme e 17 Majit 2017 Rama-Basha, në atë që u quajt “McAllister Plus”, një paketë kompromisi e pranuar nga opozita dhe e mbështetur edhe nga mazhoranca. Opozita vendosi të pranojë propozimin e kompromisit duke lejuar pjesëmarrjen në zgjedhje dhe duke hequr bllokimin, dhe marrëveshja synonte të siguronte garanci për një proces zgjedhor gjithëpërfshirës, përfshirë zgjedhjen e institucioneve të pavarura për procesin. Më në fund, kjo solli zgjidhjen e krizës politike dhe pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet e vitit 2017.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026

Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Dërdushë të Bashkisë së Pogradecit, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë...
16:08 | 24/07/2026

Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë

Autoritetet në Liberi kanë sekuestruar gati katër ton kokainë me një vlerë të përllogaritur prej rreth 317 milionë dollarësh, në atë që konsiderohet një nga...
18:59 | 23/07/2026