Avokati i Thaçit: Dëshmia e gjeneralit të NATO-s hedh poshtë pretendimet, Millosheviçi ishte në dijeni për bombardimet
Luka Mishetiç, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka deklaruar se Prokuroria e Specializuar po vazhdon të argumentohet se dëshmitarët ndërkombëtarë nuk ishin të informuar për komunikatat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Mishetiç përmendi dëshminë e ish-gjeneralit suprem të NATO-s, Wesley Clark, i cili sipas avokatit kishte njoftuar personalisht Sllobodan Millosheviçin për bombardimet në Serbi.
“Prokuroria vazhdon të pretendojë se ndërkombëtarët nuk kishin informacion mbi dokumentet dhe komunikatat e UÇK-së, duke përmendur edhe dëshminë e Clark. Por, në dëshminë e tij për tri takimet e tetorit me Millosheviçin, Clark tha se në këto takime i ishte bërë e qartë Millosheviçit se NATO-ja do të bombardonte vendin nëse nuk ndalonte luftimet ndaj Kosovës. Pra, Millosheviçi ishte i informuar për komunikatat, pasi në fund të ditës Kosova konsiderohej thjesht një provincë e Jugosllavisë”, theksoi Mishetiç.
Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë
- 19:36 Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
- 19:31 “Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)
- 19:23 Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë
- 18:45 Trump: Nëse Rusia dhe Kina i japin armë Iranit, nuk do të jetë në interesin e tyre
- 18:15 73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër