Sazet e Këlcyrës, publiku shijon këngët dhe vallet tradicionale
Sazet e Këlcyrës udhëtuan për në kryeqytet që të rinj e të vegjël të njohin muzikën e vjetër shqiptare dhe publiku kryeqytetas të shijojë më specifikisht karakteristikat e sazeve të kësaj zone.
Për gati dy orë, grupi i sazeve të Këlcyrës me çiftin Vjolanda dhe Robert Tralo sollën një atmosferë të veçantë në zemër të kryeqytetit dhe publiku shijoi këngët dhe vallet tradicionale.
Artistja Vjolanda Trato tha se të rinjtë duhet të ndryshojnë qasjen e tyre aktuale dhe t’i afrohen më tepër këngës popullore.
“Duhet të ketë më shumë qasje për këta të rinj, megjithatë shpresojmë që koha të ndryshojë, të dalë më shumë të pah kënga popullore, jo ajo e përpunuar. Të dalë tamam saze qytetare përmetare. Kemi të rinj të talentuar, kemi djem shumë artistë që me kënaqësi, me mund, me djersë, me pasion, duan që qytetin e Këlcyrës ta bëjnë të njohur me këto aktivitete”, tha atistja Vjolanda Tralo.
Edhe pse i ri, Ervis Rapaj ka investuar për të qenë pjesë dhe për të formuar grupin e sazeve të Këlcyrës, si pjesë shumë e rëndësishme e identitetit kulturor muzikor shqiptar.
“Kanë filluar ta harrojnë këtë traditë dhe kjo është diçka që ne gjithmonë, po mundohemi të ruajmë traditën. Ne gjithmonë bashkohemi te muzika përmetarë, do të dëgjojmë tinguj përmetarë por gjithsesi kemi edhe këngë të Këlcyrës. E kam pasur ëndërr të krijoj një grup të sazeve të Këlcyrës se ka pasur saze gjithandej të Korçës, Përmetit apo Delvinës”, tha instrumentisti Ervis Rapaj.
Koncerti u mbajt mbrëmjen e kaluar te Reja, pjesë e kalendarit artistik për pesë vjetorin e vendosjes së Resë.
Tensione para Bashkisë së Durrësit, banorët e Nishtullës në protestë për mungesën e bonusit të strehimit
Rritet fluksi në plazhin publik të Vlorës, pushueesit kërkojnë më shumë hapësira të lira
Rritet numri i vizitave dentare në verë, specialistët: Mos i neglizhoni dhëmbët e qumështit
- 16:40 Kryeministri hungarez nis procedurat për shkarkimin e presidentit
- 16:37 Shpërthimi në kompleksin Ras Laffan në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur
- 16:34 Asociacioni i Gazetarëve reagon në lidhje me sigurinë e ekipeve mediatike në protesta: Mos intimidoni gazetarët
- 16:29 U mbyt në plazhin e Durrësit, përcillet në banesën e fundit 11-vjeçari nga Berati
- 16:19 Stërvitje luftarake në zonën e Kepit të Gjuhëzës, ndalohet lundrimi më 23 dhe 24 qershor
- 16:01 Vetëvendosje i përgjigjet Ramës: Nuk kemi asnjë rol në protestat në Shqipëri