Rritet fluksi në plazhin publik të Vlorës, pushueesit kërkojnë më shumë hapësira të lira
Me nisjen e sezonit turistik dhe temperaturat e larta të ditëve të fundit, qindra qytetarë në Vlorë po kalojnë pushimet në plazhin publik falas të krijuar nga Bashkia. Për pensionistët dhe familjet, kostot e çadrave dhe shezlongëve në plazhet private janë të papërballueshme, ndaj hapësirat publike shihen si alternativa e vetme për të shijuar detin gjatë verës.
“Më mirë se vitet e tjera, ka lënë hapësira bashkia. Këtu është falas, nuk paguajmë, është shumë bukur dhe pastrohet çdo ditë. Duhet të ketë plazhe të tjera si ky. Pensionisti nuk përballon dot çadrat me pagesë”, thotë një qytetar.
Pushuesit shprehen se plazhi publik ofron kushte të mira, pastërti dhe akses falas, duke e bërë atë një mundësi të rëndësishme për shtresat me të ardhura të kufizuara.
“Kam që në maj që vij këtu. Jam pensioniste dhe është shumë mirë. Është falas, ka kosha dhe pastrohet vazhdimisht. Duhet të krijohen edhe hapësira të tjera të tilla”, thotë një qytetare.
Shumë qytetarë theksojnë se tarifat në plazhet private janë tepër të larta për buxhetin familjar, ndërsa hapësirat publike mbeten zgjidhja e vetme për pushime pranë detit.
“Plazhi është shumë mirë dhe nuk paguaj asnjë lek. Çmimet janë të larta dhe shumë njerëz nuk kanë mundësi të shkojnë në plazhet me pagesë”, thotë një qytetar.
Ndër kërkesat e pushuesve është edhe krijimi i kushteve për personat me aftësi të kufizuara, për të cilët mungojnë ende infrastrukturat e nevojshme.
“Nuk ka plazh për personat me aftësi të kufizuara. Mungojnë kushtet për parkim, lëvizje dhe hyrje në ujë. Duhet një hapësirë e dedikuar për ne”, thotë një qytetar.
Plazhet publike po frekuentohen gjithashtu edhe nga turistë të huaj, të cilët vlerësojnë aksesin falas dhe kushtet e ofruara.
“Më pëlqen shumë këtu. Është një vend shumë i bukur dhe fakti që plazhi është falas është një gjë shumë pozitive”, thotë një turiste nga Finlanda.
Sipas të dhënave lokale, në zonën e Vlorës janë vendosur rreth 150 çadra dhe 300 shezlongë falas për banorët dhe turistët.
Qytetarët kërkojnë shtimin e mëtejshëm të hapësirave publike përgjatë vijës bregdetare, ndërsa fluksi i pushuesve pritet të rritet edhe në javët në vijim.
Protesta në Tiranë, diaspora i bashkohet marshimit drejt Kryeministrisë
LIVE – Dita e 21-të e protestës, qytetarët dhe shqiptarët nga diaspora mblidhen para Kryeministrisë
Analiza në “Balkan Talks”, gazetari: Erdogani synon të rrisë ndikimin e Turqisë në Lindjen e Mesme
- 19:06 Protesta në Tiranë, diaspora i bashkohet marshimit drejt Kryeministrisë
- 19:04 Rama publikon fotot: Dy fytyrat e një simboli të thirrjes për diasporën në protestë
- 18:54 Me flamuj kuq e zi, mbërrijnë në protestë shqiptarët nga diaspora (VIDEO)
- 18:45 Studentët e ‘Eqrem Çabej’ ngrenë zërin kundër dhunës në familje përmes teatrit
- 18:39 Tubimi i opozitës iraniane në Paris, arrestohen 20 persona
- 18:39 LIVE – Dita e 21-të e protestës, qytetarët dhe shqiptarët nga diaspora mblidhen para Kryeministrisë