Thaçi prek me fjalën në Hagë: Kosova më e rëndësishme se fati im personal

18 Shkurt 2026 | 14:43

Ish-presidenti Hashim Thaçi theksoi para trupit gjykues, se Kosova ishte më e rëndësishme se sa vetë fati i tij.

Ai rrëfeu si u bëri thirrje serbëve lokalë që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të ndërtojnë jetë me kosovarët, derisa theksoi se kjo nuk ishte aspak e lehtë për të.

“Por ishte gjëja më e drejtë dhe e duhur që mund të bëja. Kosova ishte më e rëndësishme se sa fati im personal”.

“Gjatë kësaj kohe, i vetmi pushtet që kisha unë, ishte pushteti i zërit tim, unë përdora zërin tim për të promovuar një shoqëri shumë etnike e tolerante në vendin tim”.

“Kur në Kosovë hapeshin varre për mijëra viktima, të zhdukur nuk gjendeshin, mijëra pengje shqiptare ishin marr me vete në Serbi, dhimbja ishte e thellë, e ajo që po bëja mund të kishte edhe pasoja fizike dhe elektorale”, deklaroi Thaçi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026