Tre vite nga tragjedia në Tempi, marinarët grekë në grevë kombëtare më 28 shkurt
Federata Detare Panhelenike, PNO do të zhvillojë me një grevë kombëtare 24-orëshe në të gjitha kategoritë e anijeve. Greva do të zhvillohet të shtunën, më 28 shkurt nga ora 00:01 e mëngjesit deri në orën 24:00 të mesnatës.
Mobilizimi zhvillohet me rastin e mbushjes së tre viteve që nga aksidenti tragjik hekurudhor në Tempi, ku 57 pasagjerë humbën jetën, në një ngjarje që tronditi vendin dhe nxori në pah rëndësinë e sigurisë në transport.
Në njoftimin e saj, Federata Detare Panhelenike thekson se familja detare e di nga afër se është jetike të zbatohen rregullat dhe masat e sigurisë dhe gjithashtu se kur këto shkelen, rezultatet janë për fat të keq tragjike dhe ka shumë shembuj që kanë ndodhur në transportin detar, tokësor dhe ajror.
Me këtë vendim, detarët u bëjnë homazh kolegëve të tyre, por edhe qenieve njerëzore, të cilët kanë humbur jetën në aksidente të tilla.
Njëkohësisht, ata kujtojnë se Federata Detare Panhelenike do të vazhdojë të ndërhyjë intensivisht me të gjitha forcat që ka në dispozicion, për të siguruar që mbrojtja e jetës njerëzore në det të mos jetë thjesht një slogan.
Vendime të ngjashme për grevë për të njëjtën ditë dhe për të njëjtën arsye kanë filluar të merren nga sindikatat në sektorë të tjerë.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë