INSTAT: Vizitorët e huaj rriten me 47.6%, italianët kryesojnë
Në dhjetor 2025, strukturat akomoduese në Shqipëri shënuan rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe net-qëndrimeve krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Numri total i vizitorëve u rrit me 27,2%, ndërsa vizitorët e huaj shënuan rritje edhe më të fortë me 47,6%, duke konfirmuar interesin në rritje për turizmin në vend. Po ashtu, net-qëndrimet u rritën me 26,2%, me rritje më të lartë nga turistët e huaj me 39,2%.
Italia mbetet burimi kryesor i turistëve të huaj me 25% të totalit, e ndjekur nga Kosova me 16% dhe Gjermania me 6%, ndërsa norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 20,4%, nga 18,1% një vit më parë.
Në total, në dhjetor 2025 u regjistruan 65,817 vizitorë rezidentë dhe 107,377 vizitorë jo-rezidentë në strukturat akomoduese, duke treguar rritje të fortë të turizmit hyrës dhe një zgjerim të aktivitetit turistik në vend.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë