Parandalohet vrasja në Vlorë, policia arreston 39-vjeçarin pas konfliktit

19 Shkurt 2026 | 09:39

Këtë të enjte në Vlorë, policia ka arrestuar një 39-vjeçar, i cili dyshohet se po tentonte të kryente një akt kriminal pas një konflikti për motive të dobëta me një shtetas tjetër.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së informacionit për një konflikt të ndodhur në ambientet e një lokali në lagjen “Uji i Ftohtë”, në qytetin e Vlorës, duke parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Gjatë ndërhyrjes, efektivët kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit me iniciale A. Sh., 39 vjeç, banues në Vlorë. Sipas Policisë, në momentin që ka konstatuar praninë e uniformave blu, ai ka tentuar të fshehë në një lulishte një armë zjarri pistoletë që e mbante me vete.

Nga hetimet paraprake rezulton se 39-vjeçari ishte konfliktuar me shtetasin B. J., 30 vjeç, gjithashtu banues në Vlorë, për motive të dobëta, brenda ambienteve të lokalit.

Arma e zjarrit pistoletë, së bashku me krehërin me fishekë, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa ndaj të dyshuarit rëndon akuza për armëmbajtje pa leje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026