Marjo Përlleshaj apelon vendimin për vrasjen e Martin Canit! Mbrojtja: Akuza nuk qëndron
Marjo Përlleshaj, i dënuar për vrasjen e Martin Canit, ka vendosur të ankimojë vendimin e shkallës së parë, e cila e dënoi me 16 vite burg.
Burime nga sistemi gjyqësor bëjnë me dije se avokati i mbrojtjes së Përlleshajt ka argumentuar se ndaj të mbrojturit të tij nuk mund të rëndojë akuza për vrasje me rrethana cilësuese, siç e kishte vlerësuar gjykata e shkallës së parë.
Në apël, mbrojtja pretendon se krimi ka ndodhur në kushtet e vetëmbrojtjes dhe për shkak të tronditjes së fortë psikike. Të njëjtat argumente ishin parashtruar edhe në shkallën e parë, por nuk u morën parasysh nga gjykata.
Më 9 dhjetor të vitit të kaluar, Përlleshaj u dënua me 12 vite për vrasjen e Martin Canit dhe 10 vite për tentativën e vrasjes së një të mituri tjetër. Në bashkim të dënimeve, ai mori gjithsej 16 vite burg.
Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e shkollës “Fan Noli”, ku një konflikt mes të miturve përfundoi me përdorimin e thikës. Si pasojë, Martin Cani mbeti i vrarë, ndërsa shoku i tij, Luis Mecaj, u plagos dhe u dërgua për ndihmë mjekësore.
Pas hetimeve, Prokuroria ngriti akuzat për vrasje dhe plagosje të rëndë, duke kërkuar dënim maksimal, por gjykata vendosi një masë më të ulët se ajo e kërkuar nga organi i akuzës.
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit