U dënua 16 vite burg për vrasjen Gentian Bejtjas, Ilir Beqaraj ankimon vendimin

19 Shkurt 2026 | 14:31

Ilir Beqaraj ankimon vendimin e Gjykatës së shkallës së parë Tiranë në Apelin me Juridiksion të Përgjithshëm, për dënimin e tij me 16 vite burg, si person që ka marrë pjesë në vrasjen e Gentian Bejtjas. Mbrojtja e Beqarajt, Sokol Tahiraj kërkon pafajësi për klientin e tij.

“Kërkojmë: Deklarimin  e pafajshëm të të pandehuritt Ilir Beqaraj (alias Brahimi,alias Mancellari). Ndryshimin e vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare te Juriksionit te Pergjithshem Tirane me nr.236 date 04.02.2026 .ose, në alternativë,

Kthimin e çështjes për rigjykim për shkak të shkeljeve të rënda procedurale dhe mungesës së hetimit të plotë”, thuhet në ankimim.

Gentjan Bejtja u vra pasditen e 15 marsit 2024 në oborrin e banesës së tij, ku u sulmua me më shumë se 30 plumba. Dyshohet se nga makina “Land Rover Discover” që u ndal te porta e tij, zbritën 3 persona, të cilët hynë brenda banesës dhe goditën breshëri plumbash drejt tij.

Në drejtim të 43-vjeçarit Bejtja është qëlluar nga 3 kallashnikovë, kjo tashmë e provuar edhe nga rezultatet e ekspertizës. Ndaj tij ishin kryer edhe atentate të tjera për ta eliminuar por pa sukeses.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026