Fjala e plotë para GJKKO, Meta kundërshton akuzat: Pamflet politik
Në seancën e kësaj të enjte në GJKKO, ish-presidenti i Shqipërisë dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, paraqiti qëndrimin e tij lidhur me akuzat.
Në fjalën e tij, Meta deklaroi se gjatë tre seancave është paraqitur “një pamflet politik nga organi i akuzës, pa asnjë lloj arkitekture juridike dhe ligjore”, duke e cilësuar procesin si të bazuar në “gënjeshtra, falsifikime dhe një tablo sinoptike të përgatitur prej gati 2 dekadash”. Ai pretendoi se paraburgimi i tij prej 16 muajsh është përdorur si “mjet persekutimi politik dhe njerëzor” dhe jo si mjet hetimi.
Në lidhje me akuzat për deklarim të rremë dhe pastrim të produkteve të veprave penale, Meta i mohoi kategorikisht, duke theksuar se është subjekt deklarues që prej 22 marsit 1992 dhe se, sipas tij, nuk ekziston asnjë shpenzim i padeklaruar. Ai kundërshtoi ekspertizën financiare të paraqitur nga organi i akuzës, duke e cilësuar të paligjshme dhe në konflikt interesi, dhe kërkoi autorizimin e një ekspertize të pavarur financiare për periudhën 1992–2023.
Sa i takon çështjes CEZ-DIA, Meta deklaroi se emri i tij nuk përmendet në asnjë shkallë të procesit gjyqësor që ka përfunduar me vendim të formës së prerë, përfshirë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë. Ai theksoi se në dëshmitë e dhëna nga personat e përmendur në akuzë, përfshirë dëshmitë e dhëna para prokurorisë dhe në Arbitrazhin e Vjenës, sipas tij, nuk rezulton përfshirja e tij në veprime korruptive.
Meta citoi dëshmi dhe e-maile të përfshira në proces, duke pretenduar se marrëdhëniet dhe negociatat mes DIA dhe CEZ janë zhvilluar nga persona të tjerë dhe jo prej tij. Ai kundërshtoi pretendimet se ka ndërhyrë në favor të CEZ pranë ERE, duke theksuar se ky institucion është i pavarur dhe se KESH ka kundërshtuar në rrugë ligjore vendimet përkatëse.
Në fund, Meta kërkoi administrimin e disa dokumenteve dhe shkresave zyrtare si prova të reja, duke përfshirë korrespondencë me përfaqësues të një studio ligjore pas Arbitrazhit të Vjenës, si dhe dokumente që lidhen me vendime të mëparshme të prokurorisë.
Meta ngriti shqetësime edhe për kushtet e paraburgimit në IEPV “Jordan Misja”, duke thënë se nuk i është dorëzuar vendimi i zbardhur për dënimin e 2 korrikut 2025 dhe se, sipas tij, i është kufizuar ajrosja dhe komunikimi. Ai shtoi se janë penguar intervistat me gazetarë dhe vizitat nga deputetë e eurodeputetë, si dhe është bllokuar komunikimi me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta