Koçiu: 65 mln € asete të konfiskuara nga krimi, në shërbim të qytetarëve dhe familjeve të efektivëve të rënë

20 Shkurt 2026 | 12:30

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu në konferencën e sotme për media, njoftoi nismën për përdorimin e aseteve kriminale të sekuestruara dhe të konfiskuara në funksion të drejtpërdrejtë të shoqërisë. Ajo bëri me dije se gjatë vitit të kaluar, janë sekuestruar apo konfiskuar asete me vlerë mbi 65 milionë euro, ku sipas saj është shifra më e lartë e arritur ndonjëherë brenda një viti.

Ministrja theksoi gjithashtu se këto asete të konfiskuara do të vihen në shërbim të qytetarëve dhe familjeve të efektivëve të rënë në detyrë.

“Vetëm gjatë vitit 2025 janë sekuestruar 726 pasuri, me një vlerë totale mbi 6 miliardë lekë. Prej tyre, 64 pasuri janë konfiskuar dhe kanë kontribuar në mbështetjen e 15 projekteve me impakt social dhe shërbime direkte për komunitetin, si dhe janë vënë në dispozicion të 20 institucioneve publike për realizimin e programeve të tyre. Gjithashtu, është krijuar baza ligjore për transferimin e pronave të konfiskuara në pushtetin vendor për strehimin e personave në nevojë, si dhe për ngritjen e qendrave sociale apo rezidenciale për viktimat e dhunës, krimit dhe trafikimit”, u shpreh Koçiu.

Sakaq, Koçiu bëri të ditur një nismë të re ligjore që po përgatitet nga Ministria e Punëve të Brendshme për të mundësuar që asetet kriminale të shkojnë edhe në mbështetje të familjeve të efektivëve të Policisë së Shtetit të rënë në krye të detyrës.

“Efektivi i rënë nuk mund të kthehet pas, por familjet e tyre meritojnë solidaritetin, mirënjohjen dhe mbështetjen e plotë të shoqërisë. Këto të mira, që sot financohen vetëm nga taksapaguesit, duhet dhe mund të financohen edhe nga pasuria kriminale”,theksoi Ministrja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026