Kuvendi i Kosovës miraton buxhetin për vitin 2026

20 Shkurt 2026 | 13:55

Kuvendi I Kosovës këtë të premte gjatë seancës plenare ka miratuar buxhetin për vitin 2026. Buxheti u votua me 62 vota pro, 36 kundër dhe asnjë abstenim.

“Me 62 vota për, 36 kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi miratoi Ligjin nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026. Falënderoj të gjithë deputetë për kontributin e dhënë”, tha kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

Ky buxhet përmban edhe pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik që paguhen nga buxheti, pagë e cila do t’u paguhet sa po të hyjë në fuqi Ligji i Buxhetit. Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditë më parë gjatë mbledhjes së Qeverisë.

Buxheti 2026, sipas Kurtit përmban edhe rritjen e shtesës për përvojën e punës nga 0.25 % në 0.50 %, për 15 vitet e para. Komisionet parlamentare kanë votuar edhe disa Projektligje, që janë përfshirë në Ndarjet Buxhetore për këtë vit si sektori i shëndetësisë, sigurisë, arsimit dhe buxhetet komunale.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se ky është një buxhet i përkohshëm dhe emergjent, duke shtuar se ai do të rishikohet.

“Për këtë arsye, ne, si Qeveri, nuk ua kemi dhënë hapësirën as ministrive që të bëjnë ndryshime, duke konsideruar se nuk kemi shumë kohë për të bërë ndryshimet e nevojshme dhe në mënyrë cilësore, në mënyrë që ato pastaj të mos reflektojnë me probleme gjatë rrugës”, tha Murati.

Nga ana tjetër, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, e kritikoi projektligjin për buxhetin dhe njoftoi se deputetët nga partia e tij do të votonin kundër.

“Ne i tërheqim të gjitha amendamentet dhe nuk e mbështesim këtë buxhet që nuk e reflekton as përbërjen e qeverisë, nuk është dokument profesional, ka shumë defekte për 2026 por do jetë i dëmshëm edhe për vitet e ardhshme”, ka thënë ai në seancë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova emëron gruan e parë atashe të Mbrojtjes në Shqipëri, Fatbardha Osaj merr detyrën në Tiranë

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka njoftuar se nënkolonelja e FSK-së, Fatbardha Osaj, ka marrë zyrtarisht detyrën si atashe e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës...
19:32 | 29/06/2026

U arrestuan për provokimet gjatë Vidovdanit, shtyhet më 1 korrik seanca ndaj 36 serbëve

36 serbët që u paraqitën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklaruar të pafajshëm, por një vendim për ta është shtyrë për 1 korrik, në...
17:45 | 29/06/2026

Shtyhet certifikimi i zgjedhjeve në Kosovë, ankesat e kandidatëve të PDK-së bllokojnë procesin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të duhet të presë edhe më gjatë për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë. Vetëm një...
17:21 | 29/06/2026