Tryeza e Atlantic Council, Rama nga Uashingtoni: Pati një interes të lartë për Shqipërinë

20 Shkurt 2026 | 14:24

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka marrë pjesë në tryezën e Atlantic Council në Uashington. Rama ka ndarë detaje nga kjo tryezë teksa theksoi se gjatë bisedimeve pati interes të lartë për Shqipërinë.

“Uashington, Në tryezën e Atlantic Council, një nga organizatat më të rëndësishme të politikave strategjike në SHBA, ku pati një interes të lartë për Shqipërinë, profilin e saj të ri ndërkombëtar dhe pikëpamjet tona mbi Bordin e Paqes, konfliktet e hapura si edhe rrugën e zgjerimit të Bashkimit Europian”, shkruan Rama.

Nga pamjet e postuara nga takimi, Rama ishte i shoqëruar nga ministri Ervin Demo. Rama të enjten mori pjesë në mbledhjen inaguruese të Bordit të Paqes të presidentit amerikan, Donald Trump.

Rama gjatë fjalës së tij u zotua se Shqipëria është gati të kontribuojë me trupat e veta për sigurinë në Gaza. Ai iu bëri thirrjeve të gjitha vendeve që të japin kontributin e tyre për rindërtimin e Gazës, nëse jo me para me infrastrukturë, për fëmijët e Gazës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, e cila zhvillohet më 25-26 qershor në Gdansk të Polonisë. Në këtë...
10:11 | 25/06/2026

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026