Bllokimet dhe masat e sigurisë për protestën e opozitës, 1,600 punonjës policie në terren

20 Shkurt 2026 | 17:53

Gazetarja e Euronews, Sara Demushi, raportoi nga Kryeministria pak para nisjes së protestës së opozitës. Sipas saj, Drejtoria vendore e policisë nuk ka marrë përsipër organizimin e tubimit, por ligji për tubimet detyron punonjësit e policisë të jenë të pranishëm në vendin ku zhvillohen protestat për të garantuar rendin dhe sigurinë. Në terren janë angazhuar rreth 1,600 punonjës policie, ndërsa janë bllokuar zonat pranë vendit të protestës dhe Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Ministrja Albana Koçiu i ka bërë thirrje organizatorëve të distancohen nga çdo akt dhune, ndërsa policia u kërkon pjesëmarrësve të mos jenë pjesë e incidenteve të dhunshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Afër dhe larg Tiranës, fshatrat që jetojnë si në mesjetë! Burrat mbeten pa martuar

Emisioni “Njerëzit e Fshatit” në Euronews Albania, me gazetarin Xhensil Shkëmbi, udhëtoi këtë javë në Fravesh, Pashkashesh dhe Kllojkë, tre fshatra të qarkut të Tiranës...
17:17 | 28/06/2026

Turisti polak bllokohet në zonën e Gjirit të Gjipesë, ekipet e emergjencës po punojnë për shpëtimin e tij

Një turist polak ka mbetur i bllokuar këtë të diele në zonën e Gjirit të Gjipesë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur...
15:54 | 28/06/2026

Kroçiera “Nautica” mbërrin në Portin e Durrësit me 665 turistë në bord

Porti i Durrësit mirëpriti sot anijen kroçierë “Nautica”, pjesë e flotës së kompanisë Oceania Cruises, e cila u ankorua në kalatën nr. 5 me 665...
12:14 | 28/06/2026