Dy shtete shqiptare në Bordin e Paqes! “Pse u zgjodh Shqipëria dhe Kosova?”, profesori jep arsyen
Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Medlir Mema ka folur këtë të shtunë në “Balkan Talks” me Franko Egron mbi pjesëmarrjen e Shqipërisë dhe Kosovës në Bordin e Paqes. Mema vlerësoi pjesëmarrjen dhe mendon se nga ana e Kosovës është edhe më e nevojshme, sepse kërkon të forcojë, sipas tij, legjitimitetin.
“Për Shqipërinë dhe për Kosovën sigurisht që është e rëndësishme pjesëmarrja në këtë bord. Sidomos për Kosovën është e rëndësishme, sepse kërkon legjitimitet. Edhe për këtë arsye çdo anëtarësim në çdo lloj organizimi i shton legjitimitet, dhe sidomos kur është i përkrahur edhe nga SHBA. Në këtë kontekst, për Kosovën dhe për Shqipërinë është shumë i rëndësishëm. Domethënia sigurisht nuk është rastësi, por SHBA kanë ftuar 50 vende, si dhe Rusinë dhe Kinën. Nuk është një ftesë ekskluzive, por një ftesë për shkak të rakordimit me SHBA. Nuk duhet ta fryjmë pjesëmarrjen. Shqipëria dhe Kosova me zgjuarsi e pranuan dhe bënë mirë.”-tha Mema.
Çmimet e naftës bien në nivelin më të ulët në tre muaj për shkak të përparimit të negociatave me Iranin
Irani mohon deklaratat e JD Vance për inspektorët ndërkombëtarë në impiantet bërthamore
Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA do të negociojë drejtpërdrejt me Libanin, jo përmes Izraelit
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar