Rabiot mes rrezikut dhe domosdoshmërisë, alarm për Allegrin para derbit

21 Shkurt 2026 | 20:19

Një “shpatë e Demokleut” qëndron mbi kokën e Adrien Rabiot. Pas mungesës në mesjavë ndaj Comos për shkak të kartonit të kuq ndaj Pizës, mesfushori francez rikthehet për sfidën në shtëpi kundër Parmës, në një moment delikat për kuqezinjtë.

Rikthimi i tij konsiderohet vendimtar për skuadrën e drejtuar nga Massimiliano Allegri. Së bashku me Modric, Rabiot përfaqëson lidershipin dhe qetësinë që trajneri kërkon në mesfushë. Megjithatë, kartoni i kuq nuk e anulon të verdhin e mëparshëm, duke e lënë francezin një ndëshkim larg pezullimit, vetëm dy javë para derbit.

Shifrat flasin qartë: në shtatë ndeshje pa Rabiot, Milani ka arritur vetëm dy fitore. Ai mungoi edhe në humbjen e vetme sezonale në kampionat, ndaj Cremoneses në javën e parë. Statistika që shtojnë shqetësimin në prag të sfidave vendimtare.

Në 180 minutat që ndajnë kuqezinjtë nga derbi me Interin, Allegri pritet të kërkojë kujdes maksimal nga mesfushori i tij. Prania e Rabiot në qendër është thelbësore, por po aq jetike është edhe aktivizimi i tij në përballjen direkte.

Nëse Milani synon të mbajë gjallë ëndrrën për Scudetto, duhet të sigurojë dy fitore ndaj Parmës dhe Cremoneses, përpara se të luajë gjithçka në derbi. Dhe për ta bërë këtë, Allegri ka nevojë për flamurtarin e tij francez.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026