Gazetari detaje nga protesta e PD: Kulmi ishte momenti pranë xhamisë, protestuesit hynë brenda…

21 Shkurt 2026 | 21:36

Gazetari Ervin Koçi ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me protestën e zhvilluar ditën e djeshme nga Partia Demokratike.

Për shkak se protesta solli mjaft tensione dhe kaos në vend, Koçi thekson se pika më kulminante ishte kalimi i protestuesve pranë xhamisë së Namazgjasë, të cilin ai e cilëson një veprim të gabuar për të protestuar ndërkohë që besimtarët faleshin për muajin e Ramazanit.

“Ajo çfarë për mua ishte kulmi i ditës së djeshme ishte tërheqja e protestuesve pranë parlamentit në një kohë kur Shqipëria është një vend me shumicë myslimane. Kemi shumë qytetarë të cilët agjërojnë dhe nuk duhet që protestuesit ti mblidhnin pranë Parlamentit kur ngjitur me të ishte xhamia e Tiranës”, tha gazetari.

Koçi shton se brenda xhamisë ka pasur prani të protestuesve, gjë të cilën e quan jo të drejtë për njerëz të cilët në fakt nuk po hynë të kryejnë ritualet e faljes.

“Konsiderohet muaj i shenjtë. Ishin protestuesit e Partisë Demokratike që u futën brenda në xhami ndërkohë që aty po bëhej falja. Nuk ke pse shkon aty nëse nuk do falesh.

Brenda në xhami ndërkohë që disa po faleshin, te holli korridorit ishin protestues që rrinin në këmbë, shikonin dhe iu dukej si diçka interesante e gjitha.

Ambienti i xhamisë u përdor dje nga të gjitha palët në një moment të caktuar, dikush për tu larguar e dikush për të filmuar…”, u shpreh Ervin Koçi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e 15-vjeçares kërkon falje: Vajza jonë ka nevojë për trajtim

Dhunimi i një 17-vjeçareje në Fier nga disa adoleshente ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe familja...
16:36 | 07/07/2026

Përfshihet nga flakët “Benzi” në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, dyshimet e para

Një mjet i llojit Mercedez Benz C Class është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Qafë Plloçë-Pogradec para pak minutash. Mjeti ka qenë në ecje...
16:19 | 07/07/2026

Makina merr flakë në lëvizje, shoferja del në kohë dhe i shpëton lëndimeve

Një automjet është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje këtë të martë në Cërrik. Drejtuesja e mjetit ka arritur të dalë në kohë, duke...
15:55 | 07/07/2026