Festivali i Berlinit, filmi me drejtor fotografie shqiptarin Sokol Keraj fiton çmimin ‘Golden Bear’
Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, çmimi “Golden Bear” për film të shkurtër iu dha filmit “Someday, a Child” me regji të libanezes Marie-Rose Osta dhe me drejtor fotografie shqiptarin Sokol Keraj.
Në qendër të filmit është një djalë 11-vjeçar me aftësi të pazakonta, që jeton me xhaxhanë e tij në një fshat libanez, ku avionët luftarakë janë zhurmë e përditshme.
Ndërsa xhaxhai i tij përpiqet ta bëjë të duket “normal”, djali në fshehtësi vë në provë një aftësi që mezi e kupton.
Kur ai aksidentalisht shkakton rrëzimin e dy avionëve luftarakë, ajo që ishte e fshehur bëhet e pamundur për t’u kontrolluar.
Filmi 27 minuta i gjatë ka pasur premierën e tij në Festivalin e Berlinit, ndërsa është një bashkëprodhim midis Francës, Rumanisë dhe Libanit.
Regjisori Sokol Keraj, që në këtë film është drejtori i fotografisë, ka studiuar për regji filmi në Rumani dhe është pedagog në Universitetin “Politecnico Grancolombiano” në Bogota, Kolumbi.
Mes filmave që ai ka realizuar mund të përmendim: “Dita e fundit e Loro Shestanit” apo “Gëzuar Vitin e Ri 1982”.
Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare
50 piktorë bëhen bashkë në festivalin ndërkombëtarë të akuarielit “Lin Aqua” 2
- 14:40 Andon Lapa Hotel & Spa – Elegancë, komoditet dhe mikpritje në zemër të Sarandës
- 14:26 Të shtëna me armë në veri të Gjermanisë, vriten pesë persona! Arrestohet autori i dyshuar
- 14:17 Plagosi me armë zjarri 35-vjeçarin në Pogradec dhe u largua, kapet autori
- 14:09 Turqia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë një memorandum mbi bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik
- 14:08 Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e të gjithë atyre që duan të shohin
- 13:51 Trump i vendosur: Takimi me Iranin do të zhvillohet në Doha të martën