Francë, mbi 3 mijë vetë marshojnë në nder të aktivistit të së djathtës ekstreme

22 Shkurt 2026 | 11:58

Rreth 3.200 persona morën pjesë në një demonstratë të udhëhequr nga grupet e së djathtës ekstreme të shtunën në Francë, pas vdekjes së një  aktivisti nacionalist që u dhunua për vdekje në qytetin e Lionit.

Presidenti Emmanuel Macron bëri thirrje për qetësi përpara marshimit në nder të Quentin Deranque, 23 vjeç, i cili vdiq javën e kaluar në spital si pasojë e dëmtimeve në tru.

Demonstrata u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, me një prani policore të theksuar, edhe pse nuk u regjistruan incidente madhore.

“Ky është një moment përkujtimi dhe respekti për këtë bashkëpatriot të ri, për familjen e tij dhe të dashurit. Kjo duhet të jetë kryesorja, më pas vjen momenti i përgjegjësisë”, deklaroi Macron.

Të paktën 7 persona po përballen me akuza paraprake lidhur me vdekjen. Zyra e prokurorit në Lion kërkoi që secili prej tyre të akuzohet për vrasje të qëllimshme, dhunë në rrethana rënduese dhe komplot kriminal.

Akuzat në fjalë u ngritën ndaj 6 prej të arrestuarve. I shtati u akuzua për bashkëpunim në vrasje të qëllimshme, dhunë në rrethana rënduese dhe komplot kriminal.

Deranque u sulmua gjatë një përleshjeje që nisi mes mbështetësve të së djathtës dhe së majtës ekstreme në kuadër të një takimi studentor, ku ligjvënësi ekstremist Rima Hassan mbajti një fjalim.

Macron shtoi se do të mbajë një takim me ministrat e tij javën e ardhshme për të kryer një analizë gjithëpërfshirëse mbi grupet e dhunshme të lidhura me partitë politike. Ai tha se disa prej tyre mund të çmontohen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Franca regjistron ditën më të nxehtë të të gjitha kohërave, ndërsa vala e të nxehtit intensifikohet

Franca të martën regjistroi ditën e saj më të nxehtë që nga fillimi i matjeve kombëtare në vitin 1947, ndërsa një valë e nxehtë intensive...
21:48 | 23/06/2026

Tronditje në Hungari, policia po heton një rast kanibalizmi në një spital në Budapest

Byroja Kombëtare e Hetimeve e Policisë Hungareze nisi një çështje penale kundër një burri 30-vjeçar nga Budapesti, i cili pranoi se kishte ngrënë pjesë të...
21:43 | 23/06/2026

Vizita në Paris, Rama: Shqipëria, partnere strategjike e Francës në Ballkan

Pasi vizitoi Parisin, kryeministri i Edi Rama deklaroi se projekti për “Rilindjen e Liceut Francez të Korçës” tashmë është vendosur në tryezën e Presidentit francez...
20:06 | 23/06/2026