Nuk u shpenzuan nga ministritë, 167 mln euro kalojnë në fondin e pensioneve
Paratë e pashpenzuara nga Buxheti i vitit 2025 janë transferuar në Fondin e Veçantë të Pensioneve. Bëhet fjalë për një shumë prej rreth 167 milionë eurosh, të depozituara në Llogarinë e Bankës së Shqipërisë.
Paratë e pashpenzuara nga Buxheti i ministrive dhe institucioneve publike gjatë vitit 2025 janë transferuar në Fondin e Veçantë të Pensioneve.
Bëhet fjalë për një shumë prej rreth 167 milionë eurosh, të depozituara në Llogarinë Speciale të Fondit të Pensioneve pranë Bankës së Shqipërisë.
Minstria e Financave deklaron se ky transferim synon forcimin e stabilitetit financiar të skemës publike të pensioneve dhe për të përmirësuar menaxhimin afatgjatë të saj. Fondet e pashpenzuara, të cilat zakonisht mbyllen në fund të vitit buxhetor, këtë herë janë orientuar drejt një qëllimi specifik: krijimit të një rezerve shtesë për përballimin e detyrimeve të ardhshme të pensioneve.
Depozitimi i shumës në llogarinë speciale pranë Bankës së Shqipërisë garanton administrim të kontrolluar, duke i ndarë nga shpenzimet e zakonshme buxhetore. Në terma praktikë, kjo krijon një rezervë të dedikuar që mund të përdoret për të mbështetur reformën e pensioneve dhe për të përballuar angazhimet e ardhshme pa rritur menjëherë barrën mbi buxhetin vjetor.
Qeveria thekson se Reforma e Pensioneve do të vijojë të zbatohet, me synimin për ndërtimin e një sistemi më të drejtë, më të qëndrueshëm dhe më të besueshëm për qytetarët. Në këtë kuadër, forcimi i rezervave financiare konsiderohet një hap konkret drejt garantimit të pagesave të qëndrueshme dhe të sigurta për pensionistët aktualë dhe ata të ardhshëm.
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet